Showbiz

Ledri Vula dhe Rita Ora komente romantike, hidhet nëna e këngëtares: E kam çikën për vete (FOTO)

Ledri Vula dhe Rita Ora shkëmbejnë zemra në Instagram, nënë Ritës hedh dyshimet për një lidhje të këngëtarëve.
Featured image of article: Ledri Vula dhe Rita Ora komente romantike, hidhet nëna e këngëtares: E kam çikën për vete (FOTO) Këngëtarja, Rita Ora me nënën e saj dhe reperi, Ledri Vula.

Një foto e Ledri Vulës me Rita Orën e postuar nga reperi në llogarinë e tij në Instagram, bëhet shkak që fansat të “shpërthejnë” në  komente duke bërë pjesë edhe  nënën e këngëtares.

Pak ditë më parë në Zvicër është mbajtur “AlbaFestival” ku kanë marrë pjesë këngëtarët më të mirë shqiptarë. E ftuar ne “AlbaFestival” për të performuar  ishte dhe këngëtarja shqiptare me famë  botërore, Rita Ora.

Këngëtarja u vu re që gjatë festivalit  ishte shumë e afërt me Ledri Vulën.  Reperi ka postuar dhe një foto të shoqëruar me një emoji zemër dhe aq është dashur që fansat  të shpërthëjnë në komente.

Përveç komenteve ku i përgëzojnë , të shumtë kanë qenë komentuesit që kanë kërkuar që dyshja të bëhen çift.

Këto komente kanë bërë që të përfshihet edhe e ëma e këngëtares, e cila shkruan: “Nëna i mban çikat për vete”.

Risjellim në vëmendje që kohë më parë dy këngëtarët u dyshuan për një lidhje pas afrimitetit të tepërt që pati midis tyre.

Postimi i Ledri Vulës dhe komentet e Rita Orës dhe Vera Orës.
Këngëtarja, Rita Ora me nënën e saj dhe reperi, Ledri Vula.

(D.K/Dosja.al)

Shto Koment