Showbiz

Dikur në radhët e PD-së, vajza e biznesmenit Fratari tregon pasionet e rrezikshme, por nuk ‘huton’ dot Policinë: Marr shumë gjoba, makinës i jap mirë

Lediana është shprehur se është e apasionuar pas makinave dhe shpejtësisë dhe për këtë shkak nuk i ka shpëtuar as gjobave nga Policia.
Featured image of article: Dikur në radhët e PD-së, vajza e biznesmenit Fratari tregon pasionet e rrezikshme, por nuk ‘huton’ dot Policinë: Marr shumë gjoba, makinës i jap mirë Lediana Fratari

TIRANË– Ish- anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Lediana Fratari ka qënë e ftuar ditën e sotme E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Lediana është komentuar shpesh për jetën e saj të luksit dhe pamjet me makina të shtrenjta.

Në fjalën e saj, Lediana është shprehur se është e apasionuar pas makinave dhe shpejtësisë dhe për këtë shkak nuk i ka shpëtuar as gjobave nga Policia.

“Në Shqipëri nuk është e mundur që t’i japësh makinës me shpejtësi kështu që duhet më kujdes. Megjithatë përpiqem që t’i shijoj sa më shumë të mundem, është një pasion që më kanë ndihmuar. Por i jap dhe mirë. Jam një shofere e mirë. Gjoba në përgjithësi marr shumë. Por jam mësuar”, tregon Lediana.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lediana nuk ngurron ta ndajë jetën e saj të luksit dhe çmenduritë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Bukuroshja bionde ka qenë edhe pjesë e selisë blu, ku ishte anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, por tashmë është shkëputur nga këto angazhime.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment