Politike

Lediana Fratari: Në 25 prill, ndryshim dhe një politikë e gjeneratës së re

Fratari dhe ekipi i saj takuan sot dhjetra qytetarë dhe shumë të rinj në këtë zonë, për tu prezantuar atyre jo vetëm porgramin e Partiësë Demokratike, por edhe idenë e politikës së gjeneratës së re.
Featured image of article: Lediana Fratari: Në 25 prill, ndryshim dhe një politikë e gjeneratës së re

TIRANË– Kandidatja e Partisë Demokratike, Lediana Fratari, merr mbështetjen e të rinjve në zonën e Komunës së Parisit në Tiranën e Re. Fratari dhe ekipi i saj takuan sot dhjetra qytetarë dhe shumë të rinj në këtë zonë, për tu prezantuar atyre jo vetëm porgramin e Partiësë Demokratike, por edhe idenë e politikës së gjeneratës së re.

“Përjetova ndjesi të mrekullueshmë sot, në rrugën Komuna e Parisit, ku mora takime më shumë njerëz dhe u dhashë në dorë një fletushkë ku përcillet një mesazh i shkurtër për qytetarët shqiptarë. Ishte ngazëllyes fakti se shumë të rinj janë plot shpresë për një ndryshim në datën 25 prill. U shpreha gatishmërinë time për të qenë përfaqësuesve të rinjve në parlament, për të qenë zëri i tyre në politikën shqiptare,”- shkruan Fratari në faqen e saj.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

“Nuk ka gjë më të bukur kur shikon adoleshentë dhe bashkëmoshatarë që të japin besimin dhe ti ndjehesh një mijë herë më e motivuar për të punuar dhe luftuar fort, për të mos i zhgënjyer kurrë,”- e mbyll postimin e saj kandidatja e PD-së, duke u kujtuar mbështetësve të saj se PD është me Nr 9, dhe ajo është me numrin 34 në listë.

(F.M/DOSJA.AL)

Shto Koment