Showbiz

Ish-anëtarja e Këshillit të PD-së e fiksuar pas modës, Lediana befason me rrëfimin: Ja kush është vendi që s’lejoj askënd të futet

Lediana Fratari është shprehur se është shumë e apasionuar pas veshjeve dhe e shikon modën si një mënyrë për të treguar veten.
Featured image of article: Ish-anëtarja e Këshillit të PD-së e fiksuar pas modës, Lediana befason me rrëfimin: Ja kush është vendi që s’lejoj askënd të futet Lediana Fratari

TIRANË– Ish- anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Lediana Fratari, e ftuar në “Ftesë në 5” ka treguar më shumë detaje lidhur me jetën e saj.

Ajo është shprehur se është shumë e apasionuar pas veshjeve dhe e shikon modën si një mënyrë për të treguar veten. Gjithashtu ajo shton se e ka shumë problem nëse persona të ndryshëm i prekin garderobën.

“Siç janë librat, një parfum, që të rikthen në një moment, edhe mua veshjet më rikthejnë në momente të caktuara. Nuk e kam bërë asnjëherë dhe s’do e bëja kurrë, të tregoja gardërobën time. Veshjet unë i kam koleksionuar për vite me radhë. Ashtu  si për disa persona, që librat, një parfum e rikthejnë në  një moment të caktuar, edhe mua veshjet më rikthejnë në një moment. Nuk lejoj asnjeri që të futet në gardërobën time”, u shpreh Lediana.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lediana nuk ngurron ta ndajë jetën e saj të luksit dhe çmenduritë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Bukuroshja bionde ka qenë edhe pjesë e selisë blu, ku ishte anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, por tashmë është shkëputur nga këto angazhime.

(k.m/dosja.al)