Aktualitet

“Le të rrijë, i thamë të mos vinte”, Ahmetaj nuk lëkundet kur sheh kushtet e karantinimit të emigrantëve: Në Amerikë janë në parkim, 14 ditë e pastaj të shkojë në shtëpi

VIDEO
Videoja iu publikua nga gazetari Blendi Fevziun ë "Opinion", i cili e pyeti Ahmetaj se si mund të rrijë dikuhs në ato kushte.
Featured image of article: “Le të rrijë, i thamë të mos vinte”, Ahmetaj nuk lëkundet kur sheh kushtet e karantinimit të emigrantëve: Në Amerikë janë në parkim, 14 ditë e pastaj të shkojë në shtëpi Arben Ahmetaj dhe një dhomë
Përditësuar:

TIRANË– Ministri Arben Ahmetaj nuk është lëkundur aspak kur ka parë që një emigrante e sapo kthyer nga jashtë është mbyllur në karantinë në një dhomë të vogël me tre shtretër. Videoja iu publikua nga gazetari Blendi Fevziun ë “Opinion”, i cili e pyeti Ahmetaj se si mund të rrijë dikuhs në ato kushte.

Më fal keni parë karantinë në amerikë në parkim? Keni parë. Ne e thamë, mos hajdeni se është keq. Patjetër që do rrinë, patjetër blendi. Të karantinohet 14 ditë dhe nëse është negativ të shkojë në shtëpinë e saj. Më vjen keq që sillni pamjen e dhomës. Ne i thamë të mos vinte. Mori rriskun erdhi dhe patjetër që do të rrijë,”- tha Ahmetaj.

Shumë nga emigrantët shqiptarë kanë mbetur të bllokuar jashtë vendit për shkak të mbylljes së kufijve nga situata e krijuar nga Covid-19.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dhjetëra të tjerë janë strehuar në hotele falë ndihmës së biznesmenëve apo me shpenzimet e tyre. Nuk përjashtohen edhe raste të tilla si në video, ku njerëzit janë në kushte mjaft të vështira.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment