Dikur

“Le Petit Parisien” më 1914: Zgjidhja që ka propozuar Ismail Qemali për qëndrueshmërinë e Shqipërisë në gazetën “Italia”

“Le Petit Parisien” ka botuar, të mërkurën e 27 majit 1914, në faqen n°3, intervistën e Ismail Qemalit për gazetën “Italia”.
Featured image of article: “Le Petit Parisien” më 1914: Zgjidhja që ka propozuar Ismail Qemali për qëndrueshmërinë e Shqipërisë në gazetën “Italia” Ismail Qemali

FRANCË-“Le Petit Parisien” ka botuar, të mërkurën e 27 majit 1914, në faqen n°3, intervistën e Ismail Qemalit për gazetën “Italia”, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania, e ka sjellë për publikun shqiptar :

S
Shkrimi në gazetën franceze

Romë, 26 maj.

 Ismail Qemali, ish-kreu i qeverisë së përkohshme të Vlorës, ka ardhur në Romë, nga ku ai synon të niset për t’i ofruar shërbimet e tij princ Vidit.

 I intervistuar nga gazeta “Italia”, Ismaili deklaroi se ngjarjet e tanishme ishin të lehta për t’u parashikuar, pasi princi kishte pranuar tutelën e Esatit.

 Sipas tij, e vetmja mënyrë për të krijuar një paqe të qëndrueshme në Shqipëri është rritja e kompetencave të komisionit të kontrollit që do të qeveriste nën autoritetin e princit dhe krijimi në Shqipëri i një sistemi kantonal të ngjashëm me atë të Zvicrës.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment