Sport

“Skena qesharake në inagurimin e stadiumit”/ “Le Figaro” tallet me “Air Albania”: Minutat i numëruam vetë, na bënë edhe një dush të vogël

Media franceze në një shkrim thekson se dje në ndeshje ka pasur skena qesharake në inagurimin e stadiumit. Theksohet se duhet më shumë javë punë që stadiumi të bëhet 100% funksional.
Featured image of article: “Skena qesharake në inagurimin e stadiumit”/ “Le Figaro” tallet me “Air Albania”: Minutat i numëruam vetë, na bënë edhe një dush të vogël Foto nga brenda stadiumit.

Tiranë-Stadiumi i ri “Air Albania” është një nga temat më të diskutuara të momentit, jo vetëm brenda por edhe jashtë vendit.

Së fundmi  “Le Figaro”, një nga mediat më prestigjoze në Francë, pasi ka komentuar ndeshjen mes dy vendeve, është shprehur se stadium u vërejt që nuk është ende gati, dhe do dhe disa javë punë që të bëhet gati për të pritur tifozë.

Në shkrim nuk ka munguar edhe tallja ndaj stadiumit të ri të Shqipërisë, ku shkrimi që në fillimin nis: “Inaugurimi i stadiumit të ri në Shqipëri me rastin e ndeshjes me skuadrën franceze, i dha hov disa skenave qesharake në Tiranë”.

Në të përmendet dushi me ujë që iu bë një pjese të spektatorëve nga ujëitëset e barit. Po kështu përmendet se në stadium nuk ka pasur tabelat njoftuese, duke i detyruar gazetarët dhe zyrtarët të kronometrojnë vetë.

Një pjesë e shkrimit:

Inaugurimi i stadiumit të ri në Shqipëri me rastin e ndeshjes me skuadrën franceze, i dha hov disa skenave qesharake në Tiranë. 

Një mbrëmje speciale në Tiranë mbrëmjen e së dielës para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Francës. Një inaugurim origjinal i stadiumit Air Albania, impiantit fringo të ri në Tiranë.

Në një atmosferë të bukur të një nate të madhe me 22 mijë spektatorë të zhurmshëm (përfshi 3700 francezë), publiku shqiptar tregoi se ka kujtesë. Pas incidentit në ndeshjen e parë të shtatorit të kaluar në ‘Stade de France’, ku u ngatërrua himni nga dhomat e fonisë, spektatorët nuk ngurruan të vërshëllejnë Marsejezën. Pavarësisht se stadiumi vërshëllente, blutë mbetën të përqendruar, ashtu si këngëtarja që udhëzoi fjalët.

Më herët në mbrëmje, disa nga audienca patën mundësinë që të bënin një dush të vogël, që nuk ishte planifikuar në program. Ujitja nisi përpara se lojtarët të dilnin në fushë. Një goditje e vogël në natën e përurimit të një stadiumi, që do ketë nevojë për disa punë përfundimtare në javët e ardhshme. Ende nuk janë vendosur tabelat njoftuese, duke i detyruar gazetarët dhe zyrtarët të kronometrojnë vetë.

Franca mundi mbrëmë Shqipërinë me rezultatin 2 me 0. Edhe pse në një impiant të ri, Shqipëri nuk mund të bënte asgjë më shumë ndaj kampionëve të botës të cilët domunuan të gjithë ndeshjen. Edy Reja shfrytësoi të tre zëvendësimet, duke larguar, Lenjanin, Qosen dhe Hysaj, por sërish loja ndryshoi pak. Memushaj, Roshi dhe Trashi i dhanë pak frymë lojës, por nuk mund të bënin asgjë, pasi porta e gjelave ishte e padeprtueshme.

Burimi: Le Figaro.fr

J.V/Dosja.al

Një Koment në ““Skena qesharake në inagurimin e stadiumit”/ “Le Figaro” tallet me “Air Albania”: Minutat i numëruam vetë, na bënë edhe një dush të vogël

  1. Asgje krahasuar
    Me neshjen
    NE FRANC

Shto Koment