Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Bota
LDK dhe VV-ja drejt një koalicioni? Isa Mustafa: Do takohemi me Albinin për të vlerësuar mundësitë e bashkëqeverisjes
8 Tetor 2019, 17:40Nga DOSJA
KOSOVË- Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se këto ditë do të takohet me kreun e kësaj partie Albin Kurti për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes.
Përmes një postimi në “Facebook”, Mustafa thotë se nga zgjedhjet e së dielës në Kosovë, nuk ka ende një fitues përfundimtar pavarësisht se e para me vota është Lëvizja Vetëvendosje.
Postimi i plotë në Facebook:
Qytetarë të nderuar
Në zgjedhjet e 6 tetorit LDK mori përkrahje të gjerë nga qytetarët tanë. Qytetarët ndëshkuan ata që qeverisën keq.
Në një garë tepër të ngushtë, 50:50, fituesi, LDK apo VV, do të dihet përfundimisht pasi të përfundon numërimi i plotë i të gjitha votave.
Këto ditë, së bashku me kandidaten tonë për kryeministre, znj. Vjosa Osmani, do të takohemi me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti për të vlerësuar procesin zgjedhor dhe mundësitë e bashkëqeverisjes. Do të vazhdojmë aty ku e kemi lënë para fillimit të procesit zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur me votë të lirë në një proces demokratik zgjedhor por edhe interesin e LDK-së. IM
Zgjdhjet në Kosovë u fituan nga Lëvizja VetëVendosje e drejtuar nga Albin Kurti. Me një rezultat të ngushtë, e dyta parti u radhit LDK-ja e drejtuar nga Vjosa Osmani. Vendi i tretë u sigurua nga PDK-ja e Kadri Veselit, ndërsa Lista Serbe mori 10 vende në Kuvendin e ri.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
PRISHTINË– Tre gra shqiptare janë arrestuar nga policia në Prishtinë, pasi dyshohet se kanë rrahur një grua tjetër. Ngjarja ka ndodhur në “Rrugën B” ...
KOSOVË- Ditën e sotme janë përfshirë në një sherr tre gra shqiptare, të cilat më pas janë arrestuar nga policia e Kosovës.Kjo ngjarje ka ndodhur në Kosovë...
KOSOVË- Anëtari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth një viti më parë kishte bërë llogari sipas të cilave ish-partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do të pësont...
KOSOVË– Mbyllet zyrtarisht numërimi në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje ka dalë forcë e parë.Në zgjedhjet e zhvilluara disa ditë më parë Vetëvendosja ...
KOSOVË- Dy ditë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve Parlamenatre në Kosovë, lideri i VV-së njëkoëhëisht edhe kryeministri i ri Kosovës, Albin Kur...
ANGLI – Aaron Marsden Booth, nga Glossop, Derbyshire në Angli, është dënuar me 14 vite heqje lirie pasi i hyri në shtëpi ish të dashurës së tij dhe e rrahu atë ...
GJERMANI-Ditën sotme kancelarja gjermane, Angela Merkel ka deklarua se kryeministri britanik, Boris Johnson nuk e ka të lehtë të arrijë marrëveshjen e BREXIT.Po...
SHBA– Në deklaratën e parë për zgjedhjet në Kosovë, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara presin që udhëheqja e re të rifillo...
KOSOVË– Pas zgjedhjeve, tanimë kryefjala e Kosovës është koalicioni që pritet të krijohet për të krijuar qeverinë e re.Lideri i Lëvizjes Demokratike ...
KOSOVË– Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në një konferencë për shtyp ka përjashtuar një koalicion të mundshmëm me Lëvizjen VetëVendosja.Haradinaj është shpr...