Sport

Lazio katranos sezonin, Lecce i jep goditjen e hidhur shpresave të bardhekaltërve për titullin kampion

Lazio mbetet në vendin e dytë me 7 pikë më pak se Juventusi kryesues, distancë që mund të rritet nëse bardhezinjtë marrin pikë ndaj Milanit
Featured image of article: Lazio katranos sezonin, Lecce i jep goditjen e hidhur shpresave të bardhekaltërve për titullin kampion Foto nga ndeshja Lecce-Lazio

ITALI-Vetëm tre ditë pas humbjes në shtëpi me Milanin, kur pritej që Lazio të bënte reagimin dhe të përpiqej të mbante të hapur garën për titull, dështoi sërish, këtë herë në “Via Dell Mare” përballë Lecces, një skuadre që vinte pas 6 humbjesh radhazi në kampionat. Në minutën e 5 Caicedo shënoi për Lazio, reagimi i vendasve ishte mjaft i mirë dhe në minutën e 30’ ishte sulmuesi Koumha Babacar që shënoi në portën e Strakoshës, duke rikthyer baraspeshën, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë Mancosu shpërdoroi një 11-metërsh duke mos arritur t’u japë avantazhin të tijve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe pjesa e dytë nisi mjaft mirë për Leccen, që gjeti menjëherë golin e avantazhit, pasi Luccioni shënoi me një asist të Saponarës, ndërsa gjithçka për skuadrën e Inzaghit u bë vërtetë e komplikuar. Me këtë fitore Lecce parakalon përkohësisht Genoan dhe del nga zona e rënies nga kategoria, ndërsa Lazio mbetet në vendin e dytë me 7 pikë më pak se Juventusi kryesues, distancë që mund të rritet nëse bardhezinjtë marrin pikë ndaj Milanit.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment