Diaspora

Filantropi, Lazim Destani u vjen në ndihmë familjeve në nevojë, dhuron ushqime dhe produkte higjenike për të varfërit

Gjithashtu Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës, Destani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje bizneseve qofshin ato të vogla ose të mëdha, të ndihmojë familjet e varfra gjatë kësaj periudhe të vështirë.
Featured image of article: Filantropi, Lazim Destani u vjen në ndihmë familjeve në nevojë, dhuron ushqime dhe produkte higjenike për të varfërit Lazim Destani

MAQEDONI– Kompania ‘Ecolog International’ e filantropit Lazim Destani ka marrë një nismë të ve çantë për t’u ardhur në ndihmë mijëra familjeve në Tetovë si dhe në komunat përreth. Ajo ka zgjedhur që këtyre familjeve t’u dhurojë kupona ku nëpërmjet tyre njerëzit mud të shkojnë në markete dhe të marrin ushqime e produkte higjenike duke qenë se tashmë janë të nevojshme për mbrotje nga koronavirusi.

Gjithashtu Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës, Destani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje bizneseve qofshin ato të vogla ose të mëdha, të ndihmojë familjet e varfra gjatë kësaj periudhe të vështirë. Po ashtu ai është shprehur se blerja e produkteve u vjen në ndihmë edhe bizneseve si dhe ekonomisë së vendit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë Lazim Destani dhe kompania Ecolog kanë dhuruar pajisje për mijëra nxënës në Maqedoni të Veriut, Kosovë, Shqipëri dhe Luginë të Preshevës, për zhvillimin e mësimit online

(A.K.dosja.al)

Shto Koment