Aktualitet

OFL i dërgoi formularin, avokati i Fatjon Lazes: Klienti im s’ka asnjë pasuri, jeton me qera

Avokati më tej ka thënë se klienti i tij do e plotësojë formularin dhe do e dorëzojë brenda afatit të caktuar formularin e deklarimit të pasurisë.
Featured image of article: OFL i dërgoi formularin, avokati i Fatjon Lazes: Klienti im s’ka asnjë pasuri, jeton me qera Albana Qafa, avokati i Fation Lazes

TIRANË- Avokati i Fatjon Lazes, Alban Qafa ka reaguar pasi Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin klientit të tij. Në një reagim për mediat, Qafa shkruan se Laze nuk ka asnjë pasuri të disponueshme dhe momentalisht jeton me qera.

Avokati më tej ka thënë se klienti i tij do e plotësojë formularin dhe do e dorëzojë brenda afatit të caktuar formularin e deklarimit të pasurisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Operacioni Forca e Ligjit, i ka dërguar formularin e deklarimit të burimit të pasurisë të dënuarit për trafik droge, Fatjon Laze. Laze jeton në Elbasan dhe sipas OFL ka për detyrë të sqarojnë burimin e pasurisë. Laze, është vëllai i Arben Lazes, dhe të dy janë arrestuar disa vite më parë për trafik droge. Fatjon Laze u kap në vitin 2008 pasi kishte dërguar një pako me 1 kilogram heroinë në Lushnje dhe u zbulua nga përgjimet ku u dënua dhe më pas për trafik të lëndëve narkotike.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment