Politike

Lavrov zbardh detaje nga takimi me Ramën: Folëm për Kosovën, jemi të interesuar që të zgjidhjet çështja me Serbinë (VD)

Pas takimit në konferencën për mediat, Lavrov ka bërë me dije se kanë folur për Kosovën dhe kërkoi që Rusia të merrte pjesë në zgjidhjen e konflikit dhe arrtitjen e një marrëveshje me Serbinë.
Featured image of article: Lavrov zbardh detaje nga takimi me Ramën: Folëm për Kosovën, jemi të interesuar që të zgjidhjet çështja me Serbinë (VD) Sergei Lavrov

RUSI- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në Moskë, ku është takuar me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Pas takimit në konferencën për mediat, Lavrov ka bërë me dije se kanë folur për Kosovën dhe kërkoi që Rusia të merrte pjesë në zgjidhjen e konflikit dhe arrtitjen e një marrëveshje me Serbinë. Në fjalën e tij, shefi i diplomacisë ruse tha se ka për qëillim të bashkupunojë me Shqipërinë për atë çfarë Shqipëria është e gatshme të bashkëpunojë.

Folëm edhe për Kosovën, kemi për qëllim të nxisim dialogun që të arrijnë një marrëveshje me Serbinë. Ne do të donim që çështja e Kosovës të zgjidhjet. Palët e interesuara duhet të gjejnë një marrëveshje dhe ne besojmë se një faktor kyç për të ecur përpara është zbatimi i vendimit të krijimit të bashkive serbe kemi dhe angazhime dypalëshe me kryetarët e komisionit për tregëti dhe ekonomi. Ka hapësirë për bashkëpunim në këtë sferë. Është e kufizuar për shkak të mbështetjes nga Shqipëria të regjimit të sanksioneve nga BE. Kemi për qëllim të bashkëpunojmë me Shqipërinë për atë çfarë janë të gatshëm të bashkëpunojnë ata.”- tha Lavrov.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë dy ditore në Rusi, ku është takuar me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov. Vizita e Ramës në Moskë, është bërë në kuadër të detyrës që ai mban këtë vit si kreu i radhës i OSBE. Në takimin mes Ramës dhe Lavrov diksutimet kanë qenë të fokusuara për çështjen e Ukrainës dhe zgjidhjen e konflikit mes Serbisë dhe Kosovës.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment