Bota

Laureatët e Nobelit i bëjnë thirrje qeverisë amerikane : Të lejohen vullnetarët të infektohen me Covid, do të ndihmojë në përshpejtimin e vaksinës

Ata thanë që të ashtuquajturat "prova të sfidës njerëzore" ose "prova të kontrolluara të infeksionit" kanë  rëndësi të madhe në përshpejtimin e testimit të vaksinave në zhvillim në të gjithë botën. Ata i kërkojnë qeverisë amerikane të ndërmarrë përgatitje të menjëhershme për provat e sfidave njerëzore.
Featured image of article: Laureatët e Nobelit i bëjnë thirrje qeverisë amerikane : Të lejohen vullnetarët të infektohen me Covid, do të ndihmojë në përshpejtimin e vaksinës Foto Ilustruese

Më shumë se 100 shkencëtarë të lartë, përfshirë 15 laureatë Nobel, kanë shkruar një letër të hapur duke kërkuar që vullnetarët të ekspozohen ndaj koronavirusit për të ndihmuar në zhvillimin e vaksinave.

Ata thanë që të ashtuquajturat “prova të sfidës njerëzore” ose “prova të kontrolluara të infeksionit” kanë  rëndësi të madhe në përshpejtimin e testimit të vaksinave në zhvillim në të gjithë botën. Ata i kërkojnë qeverisë amerikane të ndërmarrë përgatitje të menjëhershme për provat e sfidave njerëzore.

“Infeksioni i qëllimshëm mund të shpejtojë zhvillimin e një vaksine.Fillimisht një injeksion vaksine në krah. Pastaj një shiringë me Covid të sperkasë hundën. Të lejohen vullnetarët që të infektohen, me qëllimin e vetëm të përshpejtimit të kërkimeve për vaksinën anti-Covid.”-thuhet në letër

Më shumë se 2,000 vullnetarë gjithashtu nënshkruan letrën e botuar nga 1Day Sooner, një organizatë që është krah tyre.

Infeksioni i qëllimshëm duket në fakt si një “sfidë njerëzore”, por një mënyrë e tillë në të kaluarën është përdorur për sëmundje të tilla si kolera, tifoja, gripi dhe ftohja. Por dy vjet më parë ‘sfida njerëzore’ u ndalua në rastin e vaksinës kundër Zikës, sepse u konsiderua tepër e rrezikshme.

Me koronavirusin nëpër këmbë, ideja u hodh përsëri në tryezë nga një editorial I revistës ‘Vaksina’, titulli i së cilës ishte “Sëmundjet e jashtëzakonshme kërkojnë zgjidhje të jashtëzakonshme” .

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Disa ditë më vonë, 35 deputetë amerikanë i shkruan administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve (agjensia federale që miraton ilaçet e reja), duke i kërkuar asaj të autorizojë ngjitjen e koronavirusit tek e grupet evullnetarëve. Në qershor, OBSH-ja gjithashtu lëshoi ​​një direktivë për të kryer eksperimentin me sa më siguri që të ishte e mundur. Ndërkohë, një ëebfaqe e pavarur (1daysooner) ka mbledhur nënshkrimet e 30 mijë personave të gatshëm të përballen me virusin në emër të hulumtimit për vaksinën.

Nëse kjo do të realizohej, pas testimit vullnetarët do kthehen në shtëpitë e tyre duke vazhduar të qetë jetën e përditshme. Pas disa kohësh, studiuesit do kontrollojnë numrat: sa prej tyre kontraktuan virusin? Duke krahasuar të infektuarit e vaksinuar dhe të pa vaksinuar, mund të vlerësohet efektiviteti i imunizimit. Për të shkurtuar kohën e pritjes, dhe menjëherë të kuptojmë se sa mbrojtëse është vaksina, lindi ideja e infektimit të qëllimshëm, direkt në laborator.

Vullnetarët do të jenë kryesisht të rinj, të shëndetshëm dhe të informuar mirë. Atyre do t’u garantohet trajtimi më i mirë, në rast të rëndimit prej sëmundjes, duke iu garantuar gjithashtu përparësia në trajtim, në rast rreziku.

Në letrën apel teshkencëtarëve thuhet po ashtu se “Kjo do të përshpejtonte në masë të madhe zhvillimin e vaksinës dhe do të shpëtonte miliona jetë, si dhe do të nxiste ekonomitë e planetit”.

Burimi:CNN

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment