Politike

‘Largohuni nga Durrësi, reshjet do rrëzojnë ndërtesat’/ PANIKU që hapi portali i Alketa Vejsiut, pse nuk veproi AKEP dhe Policia?! (FOTO)

Dosja.al sjell një rast të thjeshtë të funksionimit të “ligjit në dorë të Maliqit”. Në të njëjtën kohë, kur JOQ Albania botoi në Instagram një informacion të paverifikuar, revista Class ka shpërndarë në Insta story, një thirrje ku iu drejtohej qytetarëve të Durrësit të largohen nga banesat e tyre, pasi reshjet e shiut do të rrëzonin ndërtesat.
Featured image of article: ‘Largohuni nga Durrësi, reshjet do rrëzojnë ndërtesat’/ PANIKU që hapi portali i Alketa Vejsiut, pse nuk veproi AKEP dhe Policia?! (FOTO) Alketa Vejsiu, portali Class dhe Edi Rama
Përditësuar:

TIRANE- Ka bërë bujë tashmë lufta që kryeministri Edi Rama i ka shpallur medias online ku jo më larg se dje, AKEP me kërkesë të Policisë së Shtetit ka bërë mbylljen e domain-it të faqes interaktive Jeta Osh Qef. Dosja.al përshëndet fillimisht reagimin e vonuar të AKEP për të luftuar këdo që përhap panik apo shpërndan lajme të rreme, ndërkohë që ky insitucion hesht përditë përballë plagjiaturës dhe fenomenit ‘Copy-paste’ në median online. Megjithatë, kjo është një temë më e gjatë, dhe kësisoj, s’kemi dëshirë të lodhim lexuesit tanë, e as shtetarët.

Dosja.al sjell një rast të thjeshtë të funksionimit të “ligjit në dorë të Maliqit”. Në të njëjtën kohë, kur JOQ Albania botoi në Instagram një informacion të paverifikuar se në morgun e Tiranës ka 100 viktima, dhe kur Xhulja, vajza që u arrestua për shpërndarjen e një lajmi që kishte si burim një portal italian, të tjerët nuk janë më puritanë. Konkretisht, sjellim rastin e portalit që drejtohet nga një nga gratë më të fuqishme të ekranit në Shqipëri. Është Revista Class, e cila është në pronësi të Alketa Vejsiut, që dy ditë më parë, siç shihet edhe në këtë foto, ka shpërndarë në Insta story, një thirrje ku iu drejtohej qytetarëve të Durrësit të largohen nga banesat e tyre, pasi reshjet e shiut do të rrëzonin ndërtesat. 

Postimi i Revistës Class:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dyshojmë se Policia ende nuk e ka parë këtë postim, prandaj menduam t’ju lehtësojmë punën…

 

Dy ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi se ishin proceduar Erland Dalliu dhe Gentian Çengeli, administratorë të faqes Jeta Osht Qef pasi kanë lejuar përhapjen e panikut me lajme destabilizuese, pas tërmetit që goditi vendin. Lajmi për të cilin u proceduan administratorët e JOQ, është një fotografi e shpërndarë në Instagram, ku në inbox-in e JOQ kishte shkuar një mesazh denoncim nga qytetarët se në morgun e Tiranës, kishte dhjetra trupa të vdekur.

Postimi qe solli mbylljen e JOQ

(F.g/dosja.al)

2 Komente në “‘Largohuni nga Durrësi, reshjet do rrëzojnë ndërtesat’/ PANIKU që hapi portali i Alketa Vejsiut, pse nuk veproi AKEP dhe Policia?! (FOTO)

  1. Revista glasë pararoje e qenefeve,portali oshq pararoje e mendimit te lire

    • Alketa ka dashur te miren e banorve te Durresit,por populli eshte alarmuar pasi akoma ekziston frika e termeteve.Nuk eshte e nevojshme qe per cdo paralajmerim qe dikush jep AKEP tia bllokoje aktivitetin.Ky per shembull ishte sinqerisht nje lajm qe alarmoi njerezit"Dosja.al sjell një rast të thjeshtë të funksionimit të “ligjit në dorë të Maliqit”. Në të njëjtën kohë, kur JOQ Albania botoi në Instagram një informacion të paverifikuar se në morgun e Tiranës ka 100 viktima",por serish mbyllja e aktivitetit te kesaj faqeje ishte e nxituar.Dhe,per ta mbyllur kete teme,Alketa ska bere ndonje lajm te tille qe mund tia ndaloni aktivitetin,thjesht mund te kete pare ndonje lajm qe ka gjasa qe te bien serish termete dhe ka dashur te lajmeroje edhe popullin per kete dhe shume mire ka bere qe i ka lajmeruar,se ku I dihet mund te kete serish termete me pasoja te tilla.Ndaj(politikane) behuni te kujdesshem dhe sigurohuni qe njerezit jane ne vende te sigurta.

Shto Koment