Aktualitet

‘Largohuni menjëherë nga Shqipëria’/ Ambasada Amerikane jep njoftimin e rëndësisshëm: Janë mbyllur fluturimet, po shohim për mundësi të tjera

Ambasada Amerikane njofton se të gjitha fluturimet janë tashmë mbyllur deri në një njoftim të dytë.
Featured image of article: ‘Largohuni menjëherë nga Shqipëria’/ Ambasada Amerikane jep njoftimin e rëndësisshëm: Janë mbyllur fluturimet, po shohim për mundësi të tjera Ambasada Amerikane

TIRANË–  Ambasada Amerikane në Shqipëri ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shtetasit amerikanë që ndodhen në Shqipëri. Me anë të një njoftimi në Facebook, Ambasada njofton se të gjitha fluturimet janë tashmë mbyllur deri në një njoftim të dytë.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara po punon për të identifikuar mundësi të tjera udhëtimi për qytetarët amerikanë që duan të largohen nga Shqipëria. Nëse jeni qytetarë amerikanë dhe dëshironi të largoheni nga Shqipëria, kontaktoni menjëherë ACSTirana@state.gov me emrin tuaj, ditëlindjen, numrin e pashaportës dhe informacion kontakti në Shqipëri,”-shkruhet ndër të tjera në njoftim. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Disa ditë më parë, Ambasada i kërkoi qytetarëve që të dalin nga Shqipëria dhe të rikthehen në SHBA, duke udhëtuar tranzit nga Turqia. Por ditën e sotme, edhe Turqia ka mbyllur kufijtë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment