Politike

Angazhimi në fushatë/ ‘Largohet’ nga posti i Ministrit të Brendshëm! Bledi Çuçi ia delegon kompetencat Besfort Lamallarit

Urdhëri ka lidhje me fushatën zgjedhore, pasi Bledi Çuçi kandidon për deputet në Qarkun e Gjirokastrës.
Featured image of article: Angazhimi në fushatë/ ‘Largohet’ nga posti i Ministrit të Brendshëm! Bledi Çuçi ia delegon kompetencat Besfort Lamallarit Besfort Lamallari dhe Bledi Çuçi

TIRANË– Postin e ministrit të Brendshëm deri në datën 30 prill do ta marrë Besfort Lamallari. Ky vendim ka dalë nga një urdhër i dhënë nga vetë Çuçi. Urdhëri ka lidhje me fushatën zgjedhore, pasi Bledi Çuçi kandidon për deputet në Qarkun e Gjirokastrës dhe ngarkesa në fushatë duket se e pengon që të ushtrojë paralelisht edhe detyrat e Ministrit të Brendshëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bledi Çuçi u emërua Ministër i Brendshëm në mesin e muajit dhjetor 2020 pas protestave masive që përfshinë Tiranën, pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga Policia. Sandër Lleshaj dha dorëheqjen dhe vendin e tij e zuri Çuçi, që deri në atë moment mbante postin e Ministrit të Bujqësisë. Largimi para fushate dhe heqja dorë nga kompetencat mund të jetë hera e fundit që Çuçi ushtron detyrën e ministrit të Brendshëm. Në rast humbjeje, do të jetë opozita dhe i deleguari i saj që do të drejtojnë këtë dikaster.

(a.b;f.g/dosja.al)

Një Koment në “Angazhimi në fushatë/ ‘Largohet’ nga posti i Ministrit të Brendshëm! Bledi Çuçi ia delegon kompetencat Besfort Lamallarit

  1. nuk ka bujke ne shqiperi qe te konkuroi grurin dhe miserin qe hyne nga serbia dhe kjo behet apostafat per te falimentuar fshatarin e gjore qe ropatet per 12 ore ne dite te gjitha punet me krahe se mekanike nuk ka te na rrojne dunfunget e kines qe na i sollen qyshe ne 1992 dhe tjeter me nuk di qe te kene hyre mjete per bujqesine nga shteti se privati ka . bujku shqiptare me pak se 22.000 .leke nje kv. grure nuk e prodhon dote kurre edhe miseri po e njete kosto nga serbia keto produkte hyne me 17. -18 .- mije leke kv. . per bujqesine duhet nje program i vecante dhe duhet qe bujqesia te shpallewt primare ne 20 vite te ardheshme po deshem qe edhe ne si qytetare te radhitemi perkrahe bujqesise se rajonit . programi i P.D. eshte me i miri deri sote por shume pak per aty ku duhet te jete . sote vendi yne ka nje kontigjente te mjaftushem specialista per bujqesine te gjithe kush i ka mbaruar studimet nga viti 1970.- 1985 . dhe ka dhe vite ne drejtimin e bujqesise dje i ka SOTE MUNDESINE QE TE JAPI NDIHMEN E DUHUR per zhvillimin e bujqesise tone qe jam i sigurte qe thithe dhe puneson pa perjashtim 50/100 e krahut te punes ne shqiperi . fermeri shqiptare sote eshte lene ne dite te hallit nuk ka as nje mbeshteteje ekonomike nuk ka subvercionim te drejte sote qe po shkruaj ne fshatin tim cerme e siperme jane disa familje fermeresh qe kane kultivuar laker koke por po ju them se kan falimentuat totalishte . duhet te kete mbeshteteje per fermeret e te gjithe shqiperise kur nuk shitet prodhimi . kete situate e kam kaluar edhe vete ne 2014 por une jo se nuk i shita por mi permbyti lumi shkumbin dhe nuk na dhane as nje leke per demin qe na u be .

Shto Koment