Showbiz

Largohet nga “Ditë e Re” por jo nga Ora News, Dajana Shabani dhe dy kolegët e saj tregojnë se nuk e kanë mbaruar ende misionin

Moderatorja e njohur, Dajana Shabani ka zbuluar se do të vazhdojë të qëndrojë në "Ora News" me dy kolegët e saj Zogun e Tiranës dhe Besmir Metanin, në një emision që akoma nuk e kanë zbuluar.
Featured image of article: Largohet nga “Ditë e Re” por jo nga Ora News, Dajana Shabani dhe dy kolegët e saj tregojnë se nuk e kanë mbaruar ende misionin Dajana Shabani, Zogu i Tiranës dhe Besmir Metani

TIRANË- Pak kohë më parë Dajana Shabani, “Zogu i Tiranës” dhe Besmir Metani njoftuan se do të largohen nga emisioni i mëngjesit “Ditë e Re”.

Vetëm pak javë më parë moderatorja e njohur Dajana Shabani bëri publik lajmin se do të largohet nga emisioni i mëngjesit që drejtonte në “Ora News”, e më pas u mësua se në vendin e saj do ta zinte Arjola Shehu dhe Kelvin Kadilli.

Por ajo nuk ishte e vetme në emisionin e mëngjesit, pasi ishte një bashkëpunim me “Zogu i Tiranës” dhe Besmir Metani, ku sërish ditën e sotme që të tre në një foto kanë zbuluar se do të kenë sërish një emision po në “Ora News”.

 “Jeni gati për surprizën e madhe? Nuk e kemi mbaruar ende misionin tonë. Rikthehemi së shpejti në ekranin e Ora, me një projekt të ri, orar i ri. Ne të tre”, shkruan Dajana, duke lënë të pazbuluar se çfarë programi do të jetë.

Postimi i Dajanës në Instagram

Kujtojmë që pas lajmit për largimin nga Ora Neës, ajo deklaroi se po largohet për arsyet e saj, pasi do të largohej jashtë Shqipërisë, ndërkohë postimi i sotëm e hedh poshtë atë që vetë Dajana tha më 7 gusht.

Ndërkohë në emisionin e mëngjesit në “Ora News” kemi  Kelvi Kadilli dhe Arjola Shehu, e pritet akoma të mësohet se cila do jetë surpriza e madhe e Dajana Shabanit, Zogut të Tiranës dhe Besmir Metanit.

A.C/Dosja.al

Shto Koment