Aktualitet

Largohet i nxehti afrikan, zonat ku do të ketë rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (HARTA)

Rikthehen reshjet e shiut. Ditën e sotme nuk do të mungojnë edhe rrebeshet. Temperaturat maksimale në vendet e ulëta do të shkojnë në 31 gradë.
Featured image of article: Largohet i nxehti afrikan, zonat ku do të ketë rrebeshe shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme (HARTA) Foto ilustruese

SHQIPËRI- Ditën e sotme do të ketë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit. Meteoalb parashikon se herë pas here shirat do të jenë në formë rrebeshi. Ndërkohë, sot temperaturat maksimale do të shkojnë në 31 gradë.

PARASHIKIMI:

Deri në mesditë, moti karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, ku pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira të izoluar në vend. Herë pas here shirat do të jenë në formë rrebeshi. Në orët e vona të mbrëmjes pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve të motit. Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 31°C. Era do fryjë mesatare në tokë dhe e  fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al 

Shto Koment