Politike

Largimi i të rinjëve nga Shqipëria/ Monika Kryemadhi: Edi Rama ka ndryshuar shifrat

Monika tha se historia e Edi Ramës ka mbaruar duke shtuar se pas ardhjes së tij në qeveri largimi i të rinjëve nga vendi u rrit në stratosferë por ky i fundit ka ndryshuar shifrat. 
Featured image of article: Largimi i të rinjëve nga Shqipëria/ Monika Kryemadhi: Edi Rama ka ndryshuar shifrat Monika Kryemadhi

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka dalë në një deklaratë për mediat pas mbarimit të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste tek Amfiteatri. Monika tha se historia e Edi Ramës ka mbaruar duke shtuar se pas ardhjes së tij në qeveri largimi i të rinjëve nga vendi u rrit në stratosferë por ky i fundit ka ndryshuar shifrat. 

“Sot mbas një kohes shumë të gjatë dëgjova me ëndje fjalë në panik e sipër të kryetarit të rilindjes dhe kryeministrit në ikje. Historinë e tij ai e ka mbaruar me PS të cilët panë fytyrën e vërtetë të tij dhe panë kush është partia që ka vlerat e majta. Sot dua të ndaj me ju që LSI vazhdon të ngrihet në përgjegjësinë e asaj force politike që në 2010 i dha shqiptarëve liberalizimin e vizave që bllokohej prej vitesh nga Rama sepse thoshte se do ikim 1 mln shqiptarë nga vendi. Dhe në të vërtetët gjatë kohës kur ai qeverisi me LSI, por nga 2017 kur mori kazanin tepsinë, kusinë rritja ishte në stratosferë. Edi Rama ka ndryshuar shifrat.”- tha Monika.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(a.k.dosja.al)

Shto Koment