Politike

Largimi i Sakos, PD e Durrësit: Qyteti në duart e Dakos, Zhyljen Varfi njeriu i tenderave korruptiv

Në një reagim kreu i PD-së në Durrës, Ferdinant Xhaferri, shkruan se tashmë qyteti është sërish në duart e Vangjush Dakos.
Featured image of article: Largimi i Sakos, PD e Durrësit: Qyteti në duart e Dakos, Zhyljen Varfi njeriu i tenderave korruptiv Vangjush Dako, Zhyljen Varfi dhe Ferdinant Xhaferri

DURRËS- Partia Demokratike dega Durrës, ka reaguar aps dorëheqjes së Valbona Sakos nga drejtimi i kësaj bashkie. Në një reagim kreu i PD-së në Durrës, Ferdinant Xhaferri, shkruan se tashmë qyteti është sërish në duart e Vangjush Dakos.

“Doreheqjet e njepasnjeshme te Sakos,  dhe nen/kryetares Kondi ne te vertete tregojne shkermoqjen e Edi Rames, arkitektit te rrenimit te Durresit”, shkruan Xhaferri.

REAGIMI I PLOTË

Durresi i rikthehet Dakos. Me vendimin e sotem te keshillit bashkiak njeriu me i afert i Vangjush Dakos, Zhyljen Varfi apo njeriu i tenderave korruptive qe akoma sjane mbyllur ne prokurori, merr ne dore drejtimin e Bashkise. Doreheqjet e njepasnjeshme te Sakos,  dhe nen/kryetares Kondi ne te vertete tregojne shkermoqjen e Edi Rames, arkitektit te rrenimit te Durresit. Sot kemi anarki totale ne administrimin e qytetit se per vite te tera nuk i eshte sherbyer interesave te qytetareve, por vetem te grupeve kriminale. Kjo eshte arsye qe sot askush nuk eshte ne gjendje te sherbeje dhe jemi ne kushtet e ç’organizimit ku kudo qytetaret, ne te gjitha lagjet e qytetit, na thone se askush nuk i ka kontaktuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme, kryebashkiakja e Durrësit Valbona Sako dha dorëheqjen pas gafave që lëshoi lidhur me pasojat e tërmetit. Ajo u shpreh se kishte marrë shumë komente negative dhe nuk e përballonte dot stresin. 51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë  dhe Durrës  janë mbyllur. Toka vijon të dridhet ndërsa viktimat po përcillen një e nga një për në banesën e fundit.

(A.B. Dosja.al)

2 Komente në “Largimi i Sakos, PD e Durrësit: Qyteti në duart e Dakos, Zhyljen Varfi njeriu i tenderave korruptiv

  1. Frikacaket dhe fajtoret ose heshtin ose largohemi.Mosperballimi me komentet e njerezve nuk me duket aspak bindese.Ka gjetur nje shkas sa per ta bindur popullin qe e lashe postin per shkak te komenteve.Le te zbardhet e verteta e doreheqjes nga posti.Si dhe ju lutem te beni nje sondazh ku te marrim mendimin e te gjitheve.
    A mendoni se Valbona Sako dha doreheqje per shkak te gafes qe dha gjate deklarates per ceshtjen e termetit,apo ka nje prapavije gjithe kjo situate.
    1.Dha doreheqje per shkak te gafes qe la.
    2.Gjeti justifikim tek gafa
    3.Situata ka prapavije

  2. Edhe nese nuk pranohet ky sondazh populli le te votoje me numrat 1,2,ose 3,sic i perkasin pergjigjieve

Shto Koment