Politike

Largimi i Kalos nga Komiteti i Ekspertëve, Manastirliu publikon foton me mjekun: Pimë një kafe pune, për të ndarë mendime e këshilla…ai do vazhdojë të japë kontributin e tij në shërbim të pacientëve

Në një status në profilin e saj në Facebook, Manastirliu ka publikuar një foto me mjekun Kalo, krah të cilës shkruan se ai do të vazhdojë të japë kontributin e tij për pacientët.
Featured image of article: Largimi i Kalos nga Komiteti i Ekspertëve, Manastirliu publikon foton me mjekun: Pimë një kafe pune, për të ndarë mendime e këshilla…ai do vazhdojë të japë kontributin e tij në shërbim të pacientëve Ogerta Manastirliu dhe mjeku Tritan Kalo

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka konsumuar një kafe pune me mjekun Tritan Kalo, pak orë pasi vetë mjeku bëri me dije se ka shkëputur bashkëpunimin me grupin e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Në një status në profilin e saj në Facebook, Manastirliu ka publikuar një foto me mjekun Kalo, krah të cilës shkruan se ai do të vazhdojë të japë kontributin e tij për pacientët.

Një kafe pune me Prof. Tritan Kalon, që prej shumë kohësh i kemi periodike, për të ndarë mendime e këshilla. Mirënjohje për kontributin e tij të vlefshëm në Komitetin Teknik të Ekspertëve, përgjatë një viti sfidues dhe aspak të lehtë të përballjes me pandeminë Covid19. Prof. Kalo do vazhdojë të japë kontributin e tij në shërbim të pacientëve, si gjithmonë me profesionalizmin dhe ndjenjën e lartë të përgjegjësisë. Bashkë kemi një thirrje: Ju lutemi zbatoni masat. #Maskën #Distancën #Higjienën #Bashkë do ia dalim! Dhe në fund po ia huazoj me leje Prof. Kalos, atë shprehjen që përdor gjithmonë: “Together Forever”,”- shkruan Manastirliu krah fotos.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme mjeku Tritan Kalo njoftoi largimin e tij nga Komiteti Teknik i Ekspertëve me anë të një njoftimi në rrjetin social ‘Facebook’. Ky lajm u pasua me reagime nga drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj dhe mjeku Erion Dasho.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment