Aktualitet

Largimi i Kalos nga Komiteti i Ekspertëve, Dasho: Veprim prej profesionisti të ndershëm! Të pasohet nga të tjerë kolegë

Dasho e përgëzon Kalon për vendimin e tij duke thënë se ky është një veprim prej një profesionisti dinjitoz.
Featured image of article: Largimi i Kalos nga Komiteti i Ekspertëve, Dasho: Veprim prej profesionisti të ndershëm! Të pasohet nga të tjerë kolegë Erion Dasho, mjek
Përditësuar:

TIRANË– Mjeku Erion Dasho ka reaguar pas largimit të mjekut të njohur Tritan Kalo nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët marrin vendimet për masat anti-Covid.

Dasho e përgëzon Kalon për vendimin e tij duke thënë se ky është një veprim prej një profesionisti dinjitoz.

Postimi i plotë:

“NJË VEPRIM PREJ PROFESIONISTI DINJITOZ!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot, Prof. Tritan Kalo dha dorëheqjen nga pjesëmarrja në komitetin qesharak anti-COVID! Një veprim prej profesionisti të ndershëm që prej kohësh ka protestuar kundër keqpërdorimit të komitetit nga politika.
Uroj që veprimi i sotëm i Prof. Kalos të pasohet nga të tjerë kolegë që do të largohen prej të ashtuquajturit komitet!

Deri tani, krenar për veprimin dinjitoz të profesorit!”

(a.b)/dosja.al

Shto Koment