Showbiz

Largimi i bujshëm nga Top Channel, Albana Osmani jep lajmin e papritur: Kam plane!

Albana Osmani është pyetur nga fansat e saj se kur do të kthehet në televizion, por ka befasuar me përgjigjen që ka dhënë.
Featured image of article: Largimi i bujshëm nga Top Channel, Albana Osmani jep lajmin e papritur: Kam plane! Albana Osmani
Përditësuar:

TIRANË– Përmes Instatory-t të saj, Albana Osmanit i është bërë pyetja se kur do e shohim sërish në televizion. Ajo ka surprizuar fansat e saj me përgjigjen e papritur që ka dhënë. “Televizioni sot në mendësinë time është i shkarkuar nga vëmendja në rang global, pasi bota online ka shpërthyer në një progres të pabesueshëm. Televizioni sërish mbetet dashuri dhe pasion për mua. Kam plane.”, është përgjigjur Osmani për fansat në Instagram.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Albana Osmani prej disa kohësh qëndron larg televizionit. Pas largimit nga Top Channel, Albana Osmani iu përkushtua projektit të saj “Ti je një lule dielli”.

(E.S. Dosja.al)

Shto Koment