Aktualitet

Largimet nga puna, kosto 31 mln euro/ KLSH tregon faturën, vetëm në 2019-ën u paguan 8.8 mln euro

Institucione të tjera që kanë shpenzuar ndjeshëm për këto vendime janë edhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” , Ministria e Financave, Drejtoria e Doganave, Ministria e Shëndetësisë, Kuvendi si dhe Ministria e Bujqësisë.
Featured image of article: Largimet nga puna, kosto 31 mln euro/ KLSH tregon faturën, vetëm në 2019-ën u paguan 8.8 mln euro KLSH

TIRANË– “Institucionet shtetërore kanë paguar një faturë të lartë lidhur me shpenzimet gjyqësore për largimet e padrejta nga puna apo uljet në detyrë për punonjësit. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit gjatë vitit të kaluar detyrimet për humbjet e proceseve gjyqësore arritën në 3.9 miliardë lekë ose rreth 31.4 mln euro.”

Por, kjo shifër është më e lartë sipas institucionit auditues për shkak të akumulimit të kamatëvonesave që vijnë si rrjedhojë e mosraportimit të vendimeve gjyqësore të formës së prerë dhe mosdeklarimit të tyre si shpenzim nga dikasteret përkatëse.

Vetëm për largimet e padrejta nga puna këto të fundit kanë paguar  mbi 1.1 miliardë lekë përgjatë vitit 2019 apo rreth 8.8 milionë euro. Por, kush janë 10 institucionet më problematike që kanë kryer më shumë pagesa për shkak të pushimit nga puna padrejtësisht të nëpunësve publikë?

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kryeson listën si dikasteri që ka ekzekutuar më shumë pagesa me rreth 123 milionë lekë për këto çështje, ndjekur nga Bashkia e Tiranës me 102 milionë lekë si dhe Ministria e Turizmit me  97 milionë lekë kosto financiare për dëmshpërblime.  Problematik në këtë drejtim paraqitet edhe dikasteri i Drejtorisë së Burgjeve i cili një vit më parë ka paguar 77 milionë lekë për vendimet gjyqësore për pushimet e padrejta nga puna.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Institucione të tjera që kanë shpenzuar ndjeshëm për këto vendime janë edhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” , Ministria e Financave, Drejtoria e Doganave, Ministria e Shëndetësisë, Kuvendi si dhe Ministria e Bujqësisë.

Nisur nga niveli i lartë i detyrimeve për vendimet gjyqësore, Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e zbatimit të buxhetit 2019, vlerëson si domosdoshmëri trajtimin e plotë të përgjegjësive të këtyre vendimmarrjeve me kosto financiare për buxhetin e shtetit.

Marrë nga Top Channel

Shto Koment