
TIRANË– Paraditen e sotme gjatë një takime me disa të rinj në Tiranë, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se kryebashkiaku Erion Veliaj ka ftuar ish-deputeten Silva Caka që të braktisë Lëvizjen Socialiste për Integrim për t’iu bashkuar PS-së.
“Unë biles, kemi qeshur dhe kemi filluar të bëjmë barsoleta, pasi u janë turrur njerëzve të LSI-së dhe LRI-së, dëgjojmë si drejtorë të bashkisë marrin dhe u premtojmë vende pune anëtarëve të LSI-së. Ose më qesharakja është si Lali Eri fton Silva Cakën, deputeten e LSI-së.” tha Kryemadhi.
Takimi i sotëm i Kryemadhit ishte me të rinj të cilët votojnë për herë të parë. Ndër akuzat e Kryemadhit, ishin se sipas saj Rama ka varfëruar shqiptarët, ka rritur taksat dhe ka krijuar kriza njëra pas tjetrës.
(a.b)/dosja.al