Aktualitet

Largimet e drejtorëve në Vlorë/ Artan Lame lëshon ‘bombën’: Ikin nga presionet, ndoshta krimi është i lidhur me politikën

Lame ka deklaruar se drejtorët largohen për shkak të presionit, duke shtuar se ndoshta krimi është i lidhur me politikën.
Featured image of article: Largimet e drejtorëve në Vlorë/ Artan Lame lëshon ‘bombën’: Ikin nga presionet, ndoshta krimi është i lidhur me politikën Artan Lame, kreu i Kadastrës.

Tiranë- Artan Lame, kreu i Kadastrës  ka deklaruar së fundmi se për shkak të presioneve lënë detyrën drejtuesit e  Hipotekës në Vlorë.

Lame ka theksuar se nga Policia nuk ka presione por ka deklaruar: “Ndoshta është krimi i lidhur me politikën dhe politika vë krimin për presion”. 

Biseda: 

Blendi Fefziu:  Por kush i bën këto presione në Vlorë, që largohen drejtuesit e hipotekës?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Artan Lame: Presioni, ndaj ikin drejtuesit aty. Ka njerëz që e mbajnë presionin, ka njerëz që nuk e mbajnë. Ka dhe raste të tjera largimesh, ndodhin dhe do ndodhin. Bën presion ai që është në gjendje të bëjë presion. Nga politika nuk më rezulton të ketë presion, ndoshta është krimi i lidhur me politikën dhe politika vë krimin për presion.

Deri më tani, janë tri drejtorë të larguar nga Kadastra e Vlorës, bashkë me tri nëndrejtorë të kësaj kadastre. Drejtorët e larguar pretendojnë se vendimi i Gjykatës së Lartë, është i pavlefshëm dhe nuk mund të zbatohet, pasi palët e kanë zbatuar vendimin e Gjykatës së Apelit. Javën e shkuar, për të njëjtën pronë, drejtoresha që u largua pak ditë më parë, Elona Hodaj dhe zv.drejtori Taulant Canameti u përplasën me njëri-tjetrin. Me disa bodigardë, Canameti shkoi dhe firmosi zbatimin e Gjykatës së Lartë, ndërsa Hodaj e anuloi me arsyetimin se Canameti s’kishte tagër për të bërë një urdhër të tillë.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment