AktualitetShowbiz

‘Lamtumirë shoku im i mirë’/ Bes Kallaku bën dedikimin prekës për biznesmenin që u gjet i vdekur në Farkë, aktori: Kush të ka njohur e di shumë mirë se…

FOTO
Në shkrimin kushtuar mikut të tij, Kallaku e kujton atë si një person me zemër të mirë dhe me buzëqeshje të stampuar në fytyrë. Aktori shton se kushdo që e ka njohur biznesmenin e dinte mirë se çfarë personi ishte ai.
Featured image of article: ‘Lamtumirë shoku im i mirë’/ Bes Kallaku bën dedikimin prekës për biznesmenin që u gjet i vdekur në Farkë, aktori: Kush të ka njohur e di shumë mirë se… Bes Kallaku
Përditësuar:

TIRANE– Aktori i humorit, Bes Kallaku përmes një fotoje në Instagram i ka dhënë lamtumirën mikut të tij, biznesmenit Eugert Lazajt i cili u gjet i vdekur në banesën e tij më 30 korrik.

Në shkrimin kushtuar mikut të tij, Kallaku e kujton atë si një person me zemër të mirë dhe me buzëqeshje të stampuar në fytyrë. Aktori shton se kushdo që e ka njohur biznesmenin e dinte mirë se çfarë personi ishte ai.

Lamtumire shoku im i mire. Vertet te pabesueshme jane ndarjet prej jetes me njerezoret si ty, me miresine e zemres dhe buzeqeshjen e stampuar ne fytyren tende qe largon trishtimin.
Por sot trishtueshem na ka mbet vec e qeshura jote dhe kujtimet. Kush te ka njohur e di shume mire se c’njeri ishe. I lehte dheu mbi ty, ne paqe shkofsh e pushofsh!’- shkruan Besi në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku) on

Eugert Lazaj u gjet i vdekur në shtëpinë e tij brenda një kompleksi shumë të njohur vilash në zonën e Farkës. Sipas informacionit zyrtar, Lazaj kishte plagë të shumta në trup me armë zjarri, por ende nuk dihet nëse është vrarë apo është vetëvrarë. Dosja.al kërkoi edhe informacion zyrtar nga Policia e Shtetit, por nuk mori përgjigje për sqarimin e rethanave të ngjarjes.

Për biznesmenin e njohur si pronari i “Adorion Palace”, ka pasur dedikime edhe nga personazhe të tjerë publikë.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment