Kulture

‘Lamtumirë Rikardi ynë i shtrenjtë’, shkrimtarja Natasha Lako mesazh prekës: Na le para kohe!

Lako shprehet se aktori është, fytyra më e dashur e rinisë së saj dhe zemra më e pastër e brezit shqiptar më të papërdhosur.
Featured image of article: ‘Lamtumirë Rikardi ynë i shtrenjtë’, shkrimtarja Natasha Lako mesazh prekës: Na le para kohe! Rikard Ljarja dhe Natasha Lako

TIRANË- Shkrimtarja shqiptare Natasha Lako, ka reaguar për vdekjen e aktorit të njohur, Rikard Ljarja dhe largimin e tij nga jeta e quan të parakohshëm. Në një mesazh në mediat sociale, Lako shprehet se aktori është, fytyra më e dashur e rinisë së saj dhe zemra më e pastër e brezit shqiptar më të papërdhosur.

Lamtumire Rikardi yne i shtrenjte ! Fytyra me e dashur e rinise sime , zemra me e paster e brezit shqiptar me te paperdhosur , shpirt krijues i qyteterimit shqiptar, ne vazhdimesine dhe transformimin e viteve 60 ne te gjithe boten, shkodran i mencur me qendresen me fisnike.

Ze kumbues, i njeriut me te zakonshem. Njeri i filmit , teatrit dhe i penes, i shokeve , i familjes sate te bukur dhe i dashurise se pafund. Na le para kohe“, shkruan shkrimtarja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçari aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Rikard Ljarja. Mësohet se aktori i njohur vuante prej kohës nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori edhe jetën.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment