LIVE UPDATES
Bota

Lamtumirë pushimet e verës për 2020! Asgjë s’do jetë njësoj: Xhama ndarës dhe tavolina në distancë, si do të jet

29 Prill 2020, 13:52 Nga DOSJA
Lamtumirë pushimet e verës për 2020! Asgjë s’do

GJERMANI– Kur dhe si do të hapen kufijtë për qarkullimin e udhëtarëve këtë nuk mund ta thotë kush me përgjegjësi tani, thotë sekretari i shtetit në Ministrinë Federale të Ekonomisë në Gjermani, Thomas Bareiß, përgjegjës edhe për turizmin. “Nuk duket se ka gjasa që turistët gjermanë këtë verë të shkojnë në Spanjë apo në Greqi”, thotë Bareiß. Më shumë gjasa ka këtë verë, që ata t’i kalojnë pushimet në vend apo në rajonin pranë tyre.

Humbje të jashtëzakonshme

Gjendja ekonomike e industrisë së turizmit nuk është katastrofale vetëm në Europën jugore rreth Detit Mesdhe por edhe në Gjermani. Ekonomia e turizmit pret një rënie të prenotimeve të pushimeve me 70% këtë vit. Por më rëndë do të goditen koncernet turistikë të kroçerave, ku prenotimet do të shënojnë një rënie 90%, llogarit Komisioni Europian në Bruksel.

Ministri kroat i Punëve të Brendshme edhe kryetari i radhës së këshillit të ministrave të turizmit në BE, Davor Bozinovic pas një videokonference me koleget e kolegët e tij u shpreh, se do të veprohet me shumë kujdes në hapjen e kufijve të brendshëm dhe të jashtëm. „Ishim të gjithë dakord, që para së gjithash duhet të pengojmë valë të reja të infektimit”, tha Bozinovic pa përmendur afate kohore.

Industria e turizmit në BE sjell 10% të prodhimit të përgjithshëm bruto. Në disa vende si Greqia apo Malta kapaciteti ekonomik i industrisë së turizmit arrin afër 25%. Spanja përfiton afër 145 miliardë euro në vit vetëm nga sektori i turizmit, hotelet gjermane dhe koncernet turistikë kanë arritur një xhiro vjetore prej 240 miliardë eurosh. Dëmi në „burimin e këtij tregu”, Gjermani, nga vijnë shumë turistë është shumë më i madh se në ato që njihen si „destinacione turistikë”, si Spanja apo Italia.

Kur do të udhëtohet sërish?

Ministri kroat i Turizmit, Gari Capelli, që mban kryesinë e radhës në BE shprehu shpresën, se europianoveriorët, megjithë pandeminë, do mund të udhëtojnë në jug, si një akt të solidaritetit europian. “Kemi nevojë për një plan të përbashkët për rimëkëmbjen e turizmit”, tha Capelli. Ajo që kërkohet është një koncept i përbashkët shëndetësor dhe një “pasaportë shëndetësore e Coronës” për udhëtarët dhe organizuesit e udhëtimeve, sipas Capellit. Kurse ministrja e Turizmit të Maltës, Julia Farrugia Portelli, kërkoi standarde të përbashkëta të BE lidhur me mbrojtjen e shëndetit në hotele, restorante, avionë dhe plazhe. “Ka rreziqe, por ne duhet të dimë t’i menaxhojmë këto rreziqe.”

Qeveri të tjera europiane janë më të rezervuara dhe ndjekin rrugët e tyre. Austria, për shembull, i hap sërish hotelet, por si udhëtarë lejohen vetëm ata nga shtetet fqinje dhe mundësisht nga rajone, ku përqindja e infektimit është e ulët. Kancelari austriak, Sebastian Kurz u rekomandoi austriakëve t’i kalojnë pushimet në vendin e tyre këtë vit të Coronës.

Pleksiglas dhe korridorë

Në Itali, hotelierët dhe pronarët e plazheve private po zhvillojnë koncepte të pazakonta për të ruajtur distancën mes pushuesve. Në plazh do duhet të vendosen xhama ndarës pleksiglas, hotelet duhet të zenë vetëm gjysmën e vendeve, në tavolina me distancë dy metra do ofrohen vetëm menu me një pjatë. Greqia mendon për një korridor turistësh nga Europa perëndimore. Udhëtarë të testuar do të transportohen me avionë të posaçëm në komplekse turistikë të testuar pa Corona, u shpreh ministri grek i Turizmit, Charis Theocharis për konceptin grek. Belgjika mendon të shpërndajë karta hyrjeje në plazhe.

Por ende nuk dihet, se kur ministrat e Punëve të Brendshme të BE do të bien dakord për një plan të hapjes së kufijve për turistët. Fillimisht duhet të hiqen kufizimet e udhëtimit brenda shteteve të BE, pastaj mund të mundësohet udhëtimi për pushime mes shteteve fqinje, thonë zyrtarë të BE. Akoma më e paqartë është, se kur do të jenë të mundura udhëtime turistike në Azi, SHBA, apo pjesë të tjera të botës.

Ana tjetër janë edhe pushuesit. Pushimet nënkuptojnë relaksim e qetësim. A do duan pushuesit t’i kalojnë këtë vit pushimet pas pleksiglas, pa party në bare, sport apo vizita të atraksioneve turistike?

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota europe koronavirusi ne gjermani ministrat e turizmit të be europe koronavirusi ne gjermani ministrat e turizmit të be

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni