Sociale

Lamtumirë ditët me diell, nis rënia e temperaturave. Javën tjetër do ketë reshje shiu

Mësohet se dhe kjo fudnjavë do të mbetet me kthjellime, por më e freskët, sidomos në orët e para të mengjësit dhe vonë në mbrëmje, ku do të ketë një rënie të temperaturave.
Featured image of article: Lamtumirë ditët me diell, nis rënia e temperaturave. Javën tjetër do ketë reshje shiu Foto ilustruese

TIRANË- Ditët e fundit vendi ynë ka pasur temperatura të larta, të cilat kanë habitur të gjithë. Prej javësh tashmë nuk ka pasur rreshje shiu, por sipas MeteoAlb, shumë shpejt do të ketë dhe shtrëngata.

Mësohet se dhe kjo fudnjavë do të mbetet me kthjellime, por më e freskët, sidomos në orët e para të mengjësit dhe vonë në mbrëmje, ku do të ketë një rënie të temperaturave.

Edhe java tjetër nis e kthjellët me rënie graduale të temperaturave, por të mërkurën dhe në vijim ditët e para të nëntorit, priten reshje në të gjithë territorin.

Po ashtu, temperaturat vijojnë të ulen duke shënuar rreth 6-7°C më pak, se vlerat e kësaj fundjave.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment