Virale

Lamtumirë ‘Balena Blu’! Momo, loja më e re vdekjeprurëse që qarkullon në rrjet

Loja 'Momo' është më e rrezikshmja që po qarkullon aktualisht në internet. Momo i kërkon objektivave që të filmojnë veten duke kryer detyra të ndryshme deri në vetëvrasje.
Featured image of article: Lamtumirë ‘Balena Blu’! Momo, loja më e re vdekjeprurëse që qarkullon në rrjet Balena Blu dhe Momo

Pas “Balenës Blu”, është loja “Momo” ajo që i ka marrë jetën një numri të konsiderueshëm fëmijësh.

Loja ka si imazh një grua me tipare groteske dhe me sy të mëdhenj e të zinj. Ajo i kërkon të rinjve që ta ftojnë në WhatsApp për të luajtur lojëra.

Më pas thuhet se Momo i kërkon objektivave të saj që të filmojnë veten duke kryer detyra të ndryshme në mënyrë që të arrijnë deri në vetëvrasje.

Shumë raste janë vetëvrasjes janë shënuar në pjesë të ndryshme të botës, por më të përhapura janë në: Amerikë, Argjentinë, Meksikë, Spanjë, Pakistan dhe Indi.

Mendohet se të rinjtë janë të gjthë pjesë e një grupi në WhatsApp pasi shumë prej vetëvrasjeve ndodhin njëra pas tjetrës dhe të miturit njihen së bashku.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment