Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
“Maskarallëk publik shoqëror”/ Abuzimi i 15-vjeçares, gazetarja Lala: Vajza ka tentuar 2 herë vetëvrasjen
1 Qershor 2020, 21:40Nga DOSJA
Mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion është folur mbi rastin e rëndë të abuzimit me të miturën në Tiranë nga një 65-vjeçar.
Detajet e zbuluar më vonë e bëjnë edhe më të rëndë ngjarjen pasi për abuzimin mësohet se kanë patur informacion persona në lagjen ku banonte minorenia si edhe prindërit e saj. Megjithatë ky fakt nuk u denoncua dhe abuzimi vijonte.
“Më fal kur lagjja e paska ditur, kur shkolla e paska ditur, kur njerëzit rreth e rrotull e paskan ditur, kur familja e ka ditur dhe ti i kërkon medias sot? Ke një shoqëri të tërë që nuk hapin gojën që është një maskarallëk i tërë publik shoqëror dhe gjykojnë vajzën për këtë”- tha Blendi Fevziu.
Vajza ende ndodhet në shtëpi ndërsa Mirgit Vataj, psikolog i “Alo 116” tha se nesër do të ketë një mbledhje të komitetit ndërsektorial për ta dërguar atë në një qendër sociale.
Gazetarja Klodiana Lala u shpreh e shqetësuar se çfarë po ndodh aktualisht me vajzën dhe shtoi se ajo kishte tentuar dy herë vetëvrasjen.
Vataj – Do të ketë një ,mbledhje të komitetit teknik ndërsektorial me të gjithë aktorët, që janë shoqëria civile, autoritetet shtetërore
Lala – Po sot çfarë po ndodh me të? Se që do ta çoni nesër në qendër ma thanë edhe mua. A keni informacion që vajza ka tentuar dy herë vetëvrasjen?
Vataj – Nuk dua të flas me detaje pasi nuk dua të ekspozoj situatën duke nxjerrë të dhëna konfidenciale.
DURRËS- Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës. Mësohet se në aksident janë përfshirë disa autom...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala dhe moderatori Blendi Fevziu kanë ndjerë tërmetin e ndodhur mbrëmjen e sotme në mes të detit Adriatik. (Shiko këtu)Teksa La...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala, ka treguar detaje të reja lidhur me vrasjen e dyfishtë të ndodhur në hotelin “A&A” në Laç, ku humbën jetë...
Aktualitet 1 Qershor 2020, 20:29
TIRANË-Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në shkollën e Kamzës, ku roja dhe 3 të rinj, abuzuan seksualisht me një n...
TIRANË– Vendi është tronditur sërish nga tërmeti. Një lëkundje me magnitudë 3.2 të shkallës Rihter, e ka pasur epiqendrën në detin Adriatik.Mësohet se lëku...
TIRANË-Shpërndarja me forcë e protestës së 7 majit kundër masave të izolimit për shkak të COVID-19, ka ndezur tensionet në studion e “360 gradë”. Gazetari ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal korrupsioni, ku një qytetar pagoi plot 5 milionë lekë ryshfet për të marrë një licencë të transportit të udhë...
BRITANI– Një shtetas shqiptar i cili ishte larguar nga Shqipëria dhe kishte mbërritur ilegalisht në Britani pas një konflikti, është arrestuar nga autori...