Politike

‘Lajthit’ gjeniu Gent Cakaj: Negociatat s’u hapën se të Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë plotësuar kushtet

Cakaj tha se vendimi ka lidhje me problemet e brendshme që kanë vendet anëtarë për të ardhmen e Evropës.
Featured image of article: ‘Lajthit’ gjeniu Gent Cakaj: Negociatat s’u hapën se të Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë plotësuar kushtet Gent Cakaj, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme

TIRANË- Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj thotë se mos hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk ka lidhje me këto dy vende.

Në studion e emisionit “Tempora”, Cakaj tha se vendimi ka lidhje me problemet e brendshme që kanë vendet anëtarë për të ardhmen e Evropës.

Negociatat nuk u hapën për dy arsye, e para sepse realisht vendimi i Këshillit Evropian nuk kishte të bënte me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por me kundërthëniet e brendshme që ekziston brenda vendeve anëtare për të ardhmen e Evropës. E dyta sepse të dy vendet kanë plotësuar kushtet dhe si rrjedhojë nuk u mor vendimi për asnjërën”, u shpreh Cakaj.

Ministri sqaroi se kushtet e Bundestagut nuk kanë qenë kushte për çështjen e hapjes së negociatave.

(Marrë nga RTV Ora)

Shto Koment