Sociale

Lajmi i mirë/ Veliaj: Do falim qeratë për të gjitha familjet që janë strehuar në banesa sociale

Gjithashtu, Veliaj ftoi edhe "privatët" që të ndiqnin shembullin e Bashkisë së Tiranës, duke mos i mbledhur qeratë e dyqaneve, lokaleve apo dhe zyrave që kanë qënë të mbyllura gjatë javëve të fundit.
Featured image of article: Lajmi i mirë/ Veliaj: Do falim qeratë për të gjitha familjet që janë strehuar në banesa sociale Erion Veliaj

TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha lajmin se për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit do të falen të gjitha pagesat e qirasë për familjet që janë strehuar në banesat sociale. Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje online të Këshillit Bashkiak.

Gjithashtu, Veliaj ftoi edhe “privatët” që të ndiqnin shembullin e Bashkisë së Tiranës, duke mos i mbledhur qeratë e dyqaneve, lokaleve apo dhe zyrave që kanë qënë të mbyllura gjatë javëve të fundit.

Do t’ju marr vetëm një moment për të njoftuar një vendim shumë të rëndësishëm të Këshillit Bashkiak. Monetalisht Këshilli Bashkia është mbledhur për të vendosur faljen e qirave për të gjithë ata që marrin me qira banesa sociale, apartamente nga Bashkia Tiranë për muajt mars dhe prill. Përfitojnë 385 familje. Unë e kuptoj që krahasuar me mijëra familje që jetojnë në Tiranë me qira, ky është një kontribut modest, por donim që të jepnim ne shembullin e parë të faljes së qirasë për muajt mars dhe prill dhe nëse do jetë nevoja në varësi sesa vazhdon kjo krizë, edhe për muajt e tjerë. Do të doja shumë që këtë shembull ta ndiqnin të gjithë. Shumë lokale, shumë biznese, shumë zyra, shumë dyqane, nuk kanë pasur punë marsin dhe me gjasa edhe një pjesë të prillit, ndaj për dikë që është qirazhi, do të thotë që ka ku jeton, ka dhënë shtëpinë e 2-të, ose të 3-të me qira. Për dikë që ka prona, pra ka asete, nuk është për bukën e gojës dhe i ka dhënë këto asete me qira, dhe me këto qira ka jetuar mirë këto kohë, ky është momenti për ta ndjekur këtë shembull, duhet që gjithësecili ta japi këtë kontribut. Sigurisht që kjo është një marrëdhënie private, është një kontratë që është lidhur mes dy privatëve dhe bashkia mund të vendosi për qiratë që ka vetë, por jo për qiratë që kanë lidhur privatët mes tyre. Por tani lipset që të kemi edhe një kontratë zemrash, jo vetëm një kontratë financiare, jo vetëm një kontratë pronash, lipset që të shërbejmë edhe pak energji të mirë,”-tha Veliaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria është izoluar për shkëk të koronavirusit, ky të gjitha shkollat, lokalet, restorantet janë mbyllur me urdhër nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend. Puna vijon vetëm për fabrikat që janë esenciale për ekonominë e vendit dhe disa biznese të tjera.

Ndërkohë, numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në tiranë, 26 në durrës 23 në fier dhe 15 në korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment