Rajoni

Lajmi i mirë nga Mali i Zi/ Dita e katërt pa asnjë rast i ri me koronavirus, nga 18 maji hiqen masat shtrënguese. Pse funksionoi më mirë se në Shqipëri (KRAHASIMI)

Për katër ditë me rradhë në Malin e Zi nuk është shënuar asnjë rast i ri me Covid-19, duke ngjallur sado pak shpresë se vendi po ja del në luftën e ashpër me Covid-19.
Featured image of article: Lajmi i mirë nga Mali i Zi/ Dita e katërt pa asnjë rast i ri me koronavirus, nga 18 maji hiqen masat shtrënguese. Pse funksionoi më mirë se në Shqipëri (KRAHASIMI) Foto ilustruese

MALI I ZI–Një lajm i mirë vjen sërish nga Mali i Zi, ku sot sipas e autoriteteve vendase është raportuar se nuk është konfirmuar asnjë rast i  ri me Covid-19.

Sipas Istituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve janë analizuar 122 mostra nga të cilat nuk ka raste të reja të infektuara me koronavirus.

Kjo është dita e katërt që në  Malin e Zi nuk ka të infektuar nga virusi, pasi prej 27 prillit ishte dita e parë që vendi pa një ‘dritë jeshile’ me zero raste të reja.

Për këtë përmirësim të situatës së koronavirusit në të gjithë territorin e Malit të Zi, Qeveria ka marrë vendimin që do të rihapë gjithçka prej 18 majit.

Kujtojmë se që në fillim të shpërthimit të virusit, Mali i Zi ka shënuar të paktën 7 viktima, ndërsa numri i të shëruarëve nga virusi është më i lartë se numri i pacientëve që janë ende në spital. Mësohet se janë 199 të shëruar në total dhe në fazën e shërimit janë të paktën 115 persona të tjerë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me vendosjen e masave të para parandaluese në Mal të Zi, që u futen në fuqi më 10 mars vendit do t’i duhet të respektojë izolimin deri në  datë 18 maj kur këto masa drastike të ‘skadojnë’.

Me izolimin e vendit menjeherë pas shpërthimit të virusit, Mali i Zi mbylli shkollat, baret, hotelet e restorantet si edhe ndaloi rreptësisht çdo grupim me shumë persona. Nga 18 maji Qeveria ka njoftuar se do të hapen hotelet, restorantet, kafenetë dhe klubet. Në këtë mënyrë zyrtarët vendas besojnë se në këtë mënyrë vendi do të fillojë të rikthehet normalitetit, për të vënë potencialin krijues, ekonomik, qytetar dhe personal në një funksion të shpejtë të rimëkëmbjes.

Të njëjtat masa mori edhe Qeveria shqiptare që në datë 9 mars, kur u shënua edhe rasti i parë me Covid-19 në vendin tonë.  Por teksa po bëhen afro dy muaj që i gjithë vendi është në izolim Kryeministri Rama ende nuk ka njoftuar se kur do të lejohet hapja e të gjitha bizneseve si hotelet, baret e restorantet.

Duhet theksuar se deri më tani Shqipëria ka 31 viktima dhe 773 të sëmurë nga Covid-19, ndërsa në Mal të Zi janë shënuar vetëm 7 të vdekur dhe 322 të infektuar.

A.C/Dosja.al

Shto Koment