Rajoni

Lajmi i mirë nga Italia/ Bie numri i viktimave gjatë 24-orëve, shërohen 16847 persona

Sipas të dhënave, gjatë këtyre orëve janë regjistruar 727 viktima dhe numri në total ka shkuar në 13155. Ndërkohë janë infektuar  2937 persona të tjerë duke e çuar në 80562 numrin e përgjithshëm të të prekurëve.
Featured image of article: Lajmi i mirë nga Italia/ Bie numri i viktimave gjatë 24-orëve, shërohen 16847 persona
Përditësuar:

ITALI– Ditën e sotme Italia ka publikuar bilancin e viktimave dhe të infektuarve me koronavirus gjatë 24-orëve të fundit. Sipas të dhënave, gjatë këtyre orëve janë regjistruar 727 viktima dhe numri në total ka shkuar në 13155. Ndërkohë janë infektuar  2937 persona të tjerë duke e çuar në 80562 numrin e përgjithshëm të të prekurëve.

Ndërsa deri më tani bëhet me dije se janë shëruar 16847 persona ndërsa 4035 janë në gjendje kritike dhe po trajtohen në kujdesin intensive. Lombardia, e cila është zona e kuqe për sa i përket të prekurëve me koronavirus gjatë 24-orëve ka regjistruar 394 viktima.

Kujtojmë se ditën e djeshme në Itali janë regjistruar 837 viktima ndërsa sot fatmirësisht janë 110 më pak.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: republica.it

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment