Aktualitet

Zhduket 11-vjeçari në Tiranë, u largua nga banesa që më 28 korrik. I zhdukur prej ditësh, ky është 11-vjeçari që po kërkohet nga Policia. Hera e fundit që e panë ishte me…

Ishte babai i tij, 35-vjeçari Ylli Dalipi, ka denoncuar rastin në Polici duke deklaruar se i biri është parë për herë të fundit kur doli nga mjediset e një organizate që ofronte ndihmë dhe shërbime për komunitetin rom.
Featured image of article: Zhduket 11-vjeçari në Tiranë, u largua nga banesa që më 28 korrik. I zhdukur prej ditësh, ky është 11-vjeçari që po kërkohet nga Policia. Hera e fundit që e panë ishte me… Foto ilustruese

TIRANË- Zhduket 11-vjeçari në Tiranë. Mësohet se i mituri i identifikuar si Roid Dalipi është larguar nga banesa që prej datës 28 korrik dhe që prej asaj ditë nuk ka asnjë gjurmë prej tij.

Ishte babai i tij, 35-vjeçari Ylli Dalipi, ka denoncuar rastin në Polici duke deklaruar se i biri është parë për herë të fundit kur doli nga mjediset e një organizate që ofronte ndihmë dhe shërbime për komunitetin rom.

Roid Dalipi, 11-vjeçari i zhdukur

Sipas dëshmitarëve, Roidi ishte i shoqëruar nga një djalë tjetër, disa vite më i madh se ai dhe është larguar për të mos u kthyer më. Në deklaratën e tij në Polici, babai i të miturit është shprehur se ka frikë se i biri mund të shfrytëzohet si lypës, apo për punë të tjera të pahijshme.

Sipas tij, i biri nuk ka pasur motiv që të largohej nga banesa ndaj kërkon që kushdo që e shikon djalin e tij ta kontaktojë në Facebook.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

NJOFTIMI I POLICISË:

“Shtetasi Y. D., 35 vjeç, banues në Tiranë mbrëmjen e djeshme ka kallëzuar se i është larguar nga banesa, djali i mitur me iniciale R. D., 11 vjeç. Punohet për gjetjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment