Politike

Kushtet e opozitës së re! Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim takim me Ballën në Kuvend, diskutime për “Zgjedhoren”

Ambasadorja amerikane Yuri Kim takoi kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Mes tyre u diskutua lidhur me miratimin e Reformës Zgjedhore.
Featured image of article: Kushtet e opozitës së re! Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim takim me Ballën në Kuvend, diskutime për “Zgjedhoren” Yuri Kim dhe Taulant Balla

TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shkuar paraditen e sotme në kryesinë e Kuvendit për të takuar kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Takimi mes tyre ka nisur që prej orës 11:30 dhe zgjati për disa orë. 

Pas takimit me ambasadoren Kim, Balla shkoi në foltoren e Kuvendit dhe u shpreh se maxhoranca ishte gati për lista të hapura, ndërsa shtoi se “Zgjedhorja” duhet të kalonte për të plotësuar edhe 15 kushtet e vendosura për çeljen e negocitave me Bashkimin Europian. 

Reforma Zgjedhore do të kalojë në Kuvend në seancën e fundit për këtë sesion parlamentar, më 23 korrik, ndërkohë që opozita parlamentare ka premtuar se nuk e jep votën pa plotësimin e tre kushteve të saj: hapjen e listave, uljen e pragut prej 5% dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas dy takimeve që opozita parlamentare ka zhvilluar me krryeministrin Edi Rama dhe Ballën, nuk është gjetur asnjë konsensus. Rama është shprehur i hapur për të diskutuar por ka theksuar se dy opozitat nuk mund të marrin gjithë çfarë kërkojnë nga qeveria. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment