Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Politike
Zgjedhjet/ Ambasada e SHBA-e apel krerëve politik: 30 qershori i qetë, ata që përfshihen në akte dhune të hetohen
28 Qershor 2019, 15:02Nga DOSJA
TIRANË- Amabsada e SHBA në Tiranë ka reaguar lidhur me zgjedhjet lokale që do të zhvillohen këtë të dielë në mbarë vendin.
Ambasada e SHBA iu bën thirrje krerëve të politikës, zyrtarëve të qeverisë dhe agjencive të sigurisë që të sigurohen që zgjedhjet e 30 qershorit të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe transparente.
Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare SHBA paralajmëron krerët e politikës të refuzojnë të gjitha llojet e dhunës, pasi sipas amerikanëve ata që përfshihen në akte dhune duhen hetuar me të gjithë fuqinë e ligjit.
Deklarata e plotë e ambasades se SHBA-së:
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i bëjnë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë, zyrtarëve të qeverisë, agjencive të sigurisë dhe qytetarëve shqiptarë që të sigurohen që zgjedhjet e 30 qershorit të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe transparente. Ne nxisim udhëheqësit politikë të refuzojnë çdo dhe të gjitha llojet e dhunës, apo çdo përpjekje për të penguar procesin zgjedhor apo edhe të drejtën e çdo qytetari për të votuar. Dhuna nuk është një mënyrë legjitime e të shprehurit politik. Ata që përfshihen në akte dhune duhen hetuar me të gjithë fuqinë e ligjit. Shtetet e Bashkuara do të kenë ekipe vëzhguesish në qendrat e votimit dhe qendrat e numërimit në mbarë Shqipërinë. Ne do të mbështetemi në raportin e OSBE/ODIHR-it për të vlerësuar rregullsinë e votimit.Ne nxisim udhëheqësit politikë që, pas zgjedhjeve të së dielës, të rikthejnë vëmendjen e tyre në forcimin e institucioneve demokratike shqiptare dhe zbatimin e ligjit, përfshirë edhe ecjen përpara me ngritjen e një Gjykate Kushtetuese të drejtuar nga gjykatës të cilët e kanë kaluar vetingun. Miratimi i reformave zgjedhore dhe zbatimi i reformës në drejtësi janë thelbësore për aspiratat europiane të Shqipërisë dhe për ngritjen e demokracisë së fortë që i shërben të gjithë shqiptarëve.
(a.m, k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ambasada Britanike ka reaguar lidhur me zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të cilat do të mbahen ditën e dielë.Në një mesazh të shpërndarë në faqen ...
TIRANE- Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj njihet për sharmin dhe gjuhën e ngrohtë që përdor me gratë. Eleganca dhe stili i tij, duket se ka bërë për vete ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha që të dalë dhe të marrë përgjegjësitë pas shkarkimit të kryebashkiakut të Vaut të De...
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj në “Opinion” në News 24 foli ndër të tjera për herë të parë prishjen e marrëdhënieve me kryetaren e LSI-së, Monika Kryem...
TIRANË- Ambasadorja gjermane Susanne Schutz ka reaguar për zgjedhjet e 30 qershorit. Me anë të një reagimi në Facebook, Schutz ka kërkuar palëve të ulen në...
TIRANË- Është shoqëruar me debate mbledhje e KQZ. Teksa ishte duke folur kreu i këtij institucioni, Klement Zguri ishte duke folu, nënkryetari Denar B...
TIRANË- I ashpër ka qenë reagimi i Lulzim Bashës në lidhje me shakrkimin e kreut të Bashkisë Vau i Dejës, Zef Hila. Basha tha se Rama me këtë vendim ka për...
TIRANË– Pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për shkakrimit e kreut të Bashkisë Vau i Dejës, Zef Hila, ka ardhur dhe një reagim nga Shoqata e Bashkive të...
VLORË- Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Vlorë për të përmbyllur fushatën elektorale. Sot pas takimit në Himarë ka shkuar në Vlorë dhe ka inspektuar vi...
TIRANË- Pas njoftimit nga minsitri i Brendshëm për shkarkimin e Zef Hilës, kreu të Bashkisë së Vaut të Dejës, ka ardhur dhe vendimi nga qeveria. Ka qenë ve...