LIVE UPDATES
Politike

“Mos dekreto fituesin”, studentët shprehin shqetësimin për zgjedhjet në universitet, Meta i pret nesër në Presidencë

28 Korrik 2020, 11:45 Nga DOSJA
“Mos dekreto fituesin”, studentët shprehin shqetësimin

TIRANË- Shqetësimi për prosesin zgjedhor në Universitetin e Tiranës tashmë ka shkuar dhe tek Presidenti. Një grup studentësh i kanë drejtuar sot një letër presidentit Ilir Meta dhe i kërkojnë që të mos dekretojë fituesin e zgjedhjeve. Kërkesën e tyre ata e mbështesin me faktin se privimi i pjesëmarrjes në procesin e votimit i më shumë se 3/5 të studentëve cenon nenin 39, pika 2 të Ligjit për Arsimin e Lartë, në të cilin cilësohet shprehimisht se: Në institucionet publike të arsimit të lartë, rektori zgjidhet nga anëtarët e asamblesë të personelit akademik të njësive kryesore dhe nga studentët.

Po ashtu ata shprehen se zgjedhjet nuk po zhvillohen në kushte normale dhe kandidatët nuk kanë prezantuar si duhet platformat e tyre dhe krijohent një proces formal dhe aspak të dobishëm, dhe kjo falë mungesës së kushteve minimale për konkurrim real dhe garë të drejtë e të ndershme. “Gjithashtu, ky proces krijon edhe një precedent të rrezikshëm për demokracinë dhe jetën universitare në vetvete“, shtojnë ata.

Pas marrjes së letrës nga studentët, të cilët i kanë shprehur atij shqetësimet për procesin zgjedhor, Meta ka vendosur që të zhvillojë dhe një takim me ta. Sipas informacioneve mësohet se Presidenti do të presë nesër në një takim një grup studentësh, të cilët mes të tjerave kanë dy kërkesa kryesore, që zgjedhjet e 30 korrikut në universitete të mos zhvillohen për shkak të pandemisë dhe që pesha e votës së tyre të rritet nga 10% që është aktualisht në 30%. Takimi është dakortësuar të zhvillohet në orën 10:30, ku Presidenti do njihet më nga afër me shqetësimet e studentëve.

LETRA E PLOTË E STUDENTËVE

Më datë 30 qershor 2020 ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, sipas Urdhrit nr. 175 “Për zhvillimin e procesit zgjedhor për autoritetet dhe organet drejtuese në Institucionet publike të Arsimit të lartë”, urdhëroi “Fillimin e procesit zgjedhor për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet arsimore”. Ky urdhër vjen pas dy ndryshimesh në urdhrin nr.8, datë 14.01.2020 “PËR PROCESIN ZGJEDHOR PËR AUTORITETET DHE ORGANET DREJTUESE NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË”, të cilat e shtynin procesin në një moment të dytë, për shkak të pandemisë Covid-19. Sipas urdhrit të lartpërmendur, fushata zgjedhore fillon më datë 30 qershor 2020 dhe zgjedhjet mbahen më datë 30 korrik 2020, periudhë në të cilën iu garantohet e drejta fizike për të votuar vetëm studentëve të vitit të tretë Bachelor dhe studentëve të vitit të dytë Master, të cilët gjatë kësaj periudhe kthehen nëpër auditorë për të kryer provimet e sezonit të verës, sipas Urdhrit nr. 104, datë 30 prill 2020, të ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Privimi i pjesëmarrjes në procesin e votimit i më shumë se 3/5 të studentëve cenon nenin 39, pika 2 të Ligjit për Arsimin e Lartë, në të cilin cilësohet shprehimisht se: Në institucionet publike të arsimit të lartë, rektori zgjidhet nga anëtarët e asamblesë të personelit akademik të njësive kryesore dhe nga studentët. Sipas vlerësimit tonë, duke marrë parasysh rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi shmangien e aktiviteteve që mund të ndikojnë në përhapjen e mëtejshme të Covid-19, masat e ndërmarra nga shteti shqiptar si dhe faktin që nuk ka pasur asnjë ndryshim në faktorët që e çuan ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të shtyjë dy herë datën e fillimit të periudhës zgjedhore, ky proces është i parealizueshëm dhe nuk e garanton të drejtën parësore të procesit, atë të votës. Në kushte të tilla, përfaqësuesit e zgjedhur prej një shumice të dalë nga pakica e votuesve nuk mund të jenë legjitimë dhe nuk mund ta përfaqësojnë shumicën reale, së cilës i mohohet e drejta e votës.

Së dyti, mungesa e një procesi të plotë – me procese llogaridhënieje nga drejtuesit aktualë të Institucioneve të Arsimit të lartë dhe me një prezantim real platformash dhe alternativash të propozuara nga kandidatët për organet drejtuese të institucioneve të Arsimit të lartë – krijon në vetvete vetëm një proces formal dhe aspak të dobishëm, dhe kjo falë mungesës së kushteve minimale për konkurrim real dhe garë të drejtë e të ndershme. Gjithashtu, ky proces krijon edhe një precedent të rrezikshëm për demokracinë dhe jetën universitare në vetvete. Së treti, në shumicën e proceseve zgjedhore të zhvilluara në Universitetet publike të Republikës së Shqipërisë janë hasur problematika procedurale dhe mungesa fizike e kohore për të zhvilluar një proces të drejtë zgjedhor, siç parashikohet në Rregulloret përkatëse të Institucioneve të Arsimit të lartë.

Ky nxitim i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë për të zhvilluar zgjedhje në kushte të tilla – siç i kemi parashtruar më lart – ka thelluar edhe më tej konfliktin institucional mes Rektorit të Universitetit të Tiranës dhe Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës, duke krijuar përplasje dhe polemika rreth zhvillimit dhe integritetit që mbartin në vetvete këto zgjedhje.

Zoti President, Ne i cilësojmë këto zgjedhje si një hap shumë të rëndësishëm drejt implementimit dhe konsolidimit të demokracisë në jetën universitare, prandaj ato duhet të zhvillohen në përputhje të plotë me kuadrin ligjor në fuqi. Sipas nesh, çdo element i përmendur më sipër konsiderohet si një faktor me ndikim të drejtpërdrejtë në mungesën reale të pjesëmarrjes së studentëve dhe pedagogëve në procesin zgjedhor, duke cenuar kështu integritetin e vetë procesit. Për sa kemi parashtruar më sipër, ne kërkojmë mosdekretimin e përfaqësuesëve të dalë nga zgjedhjet e 30 korrikut 2020, të cilët zgjidhen në kushte të dyshimta ligjore dhe praktike. Duke shpresuar se do të keni parasysh interesin më të lartë të studentëve dhe të stafit pedagogjik të Institucioneve të Arsimit të lartë,

Studentët: Igli Llapaj; Anila Salianji; Sidorela Vatnikaj; Mirjan Aliaj; Teisa Kurti; Diana Mjeshtri; Erjon Spahiu; Nina Lushi; Marash Logu; Erimelda Hidri; Krelona Balliu; Fatjona Biba; Adelina Pjetërnikaj; Ares Tahiraga; Drilon Noka; Mikela Meta; Tedi Hibraj; Sindi Osmani; Nikoleta Mehmeti; Eranda Kuci; Elert Shaba; Juliana Dema; Jona Voci; Erlind Neci dhe Andërrjon Nazifi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta studentet leter metes zgjedhjet ne universitete ilir meta studentet leter metes zgjedhjet ne universitete

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni