Politike

Zgjedhja e Olsian Çelës kryeprokuror, Soreca: E mirëpresim. Reforma në drejtësi, priroritet kyç për integrimin në BE

Në një Reagim në Twitter, Soreca shprehet se zbatimi i reformës në drejtësi, mbetet prioritet kyç.
Featured image of article: Zgjedhja e Olsian Çelës kryeprokuror, Soreca: E mirëpresim. Reforma në drejtësi, priroritet kyç për integrimin në BE Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca

TIRANË- Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar për zgjedhjen e Olsian Çelës si kryeprokuror. 

Në një reagim në Twitter, Soreca, shkruan se mirëpret zgjedhjen e Olsian Çelës si kryeprokuror, si dhe zgjedhjen e anëtarëve të KED. Sipas tij, se zbatimi i reformës në drejtësi, mbetet prioritet kyç.

“Ne mirëpresim zgjedhjen nga Parlamenti të Olsian Çelës si Prokuror i Përgjithshëm dhe zgjedhjen me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Zbatimi i Reformës në Drejtësi vazhdon dhe mbetet një përparësi kryesore për rrugën e integrimit”, shkruan ambasadori Soreca.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme, Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi Olsian Çelën si kryeprokrurin e ri të vendit. Çela, i njohur gjithashtu si prokurori i dosjeve të nxehta, ka marrë 101 vota pro, ndërsa dy kandidatet e tjera kanë marrë së bashku 19 vota në favor të tyre. Të parët që reaguan për zgjidhjen e tij ishin ndërkombëtarët. Ata theksuan se prioritet është Reforma në Drejtësi.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment