Politike

Yuri Kim i la ‘topin’ Bashës për të ardhmen e vendit në BE, kryedemokrati del i buzëqeshur nga selia: Është bërë progres, por…

VIDEO
Kreu i PD-së në fjalën e tij për gazetarët e mbledhur në selinë blu bëri me dije se ka dakordësi mes palëve për administratën zgjedhore, por se ka ende një çështje të pazgjidhur. 
Featured image of article: Yuri Kim i la ‘topin’ Bashës për të ardhmen e vendit në BE, kryedemokrati del i buzëqeshur nga selia: Është bërë progres, por… Lulzim Basha

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha në një deklaratë që ka zgjatur jo më shumë se 10 sekonda, ka dhënë ‘ok’ e tij për marrëveshjen e arritur për Reformën Zgjedhore.

Kreu i PD-së në fjalën e tij për gazetarët e mbledhur në selinë blu bëri me dije se ka dakordësi mes palëve për administratën zgjedhore, por se ka ende një çështje të pazgjidhur. 

Gjithashtu Basha siguroi shqiptarët se opozita e bashkuar jashtëparlamentare do të bëjë gjithçka për zgjedhje të lira dhe të ndershme. 

Është bërë progres drejt dakordësisë për administratën zgjedhore, ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua ti siguroj shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për zgjedhje të lira dhe të ndershme,”-tha Basha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas muajsh negociata dhe dialog mes palëve, sot është arritur një marrëveshje për Reformën Zgjedhore. Bashkëkryetarët e Këshillit Politik, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari kanë dhënë ‘ok’ e tyre për të gjithë ‘paketën’, ndërkohë opozita ka rënë dakord por kërkon ende takime për një pikë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment