Aktualitet

E RËNDË në Gjirokastër! Vuante nga probleme të shëndetit mendor, gruaja s’pranoi të shkonte në Psikiatri, merr thikën dhe plagos veten

Fillimisht u raportua se gruaja kishte qëlluar me thikë një infermiere, burime për Dosja.al bëjnë me dije se Elvira S. ka vetëplagosur veten me një thikë duke prerë duart.
Featured image of article: E RËNDË në Gjirokastër! Vuante nga probleme të shëndetit mendor, gruaja s’pranoi të shkonte në Psikiatri, merr thikën dhe plagos veten Foto ilustruese

GJIROKASTËR-  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një grua e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor ka shkuar në spitalin “Omer Nishani” dhe është vetëplagosur.

Edhe pse fillimisht u raportua se gruaja kishte qëlluar me thikë një infermiere, burime për Dosja.al bëjnë me dije se Elvira S. ka vetëplagosur veten me një thikë duke prerë duart.

E sëmura ka bërë rezistencë duke kundërshtuar transportin në spitalin Psikiatrik të Vlorës për mjekim. Pikërisht këtu është momenti kur ka ndërhyrë stafi i spitalit. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Elvira S. është ndaluar dhe është transportuar me ambulancë në spitalin Psikiatrik në qytetin e Vlorës.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment