Aktualitet

Vrau djalin e xhaxhait para derës së shtëpisë se i vodhi 12 mijë lekë, ekstradohet nga Anglia Granit Shehu

35-vjeçari i lindur në Kukës, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi më 6 tetor të 2018 ishte dënuar me burg nga Gjykata e Tiranës, për vrasjen e ndodhur 4 vite më parë. 
Featured image of article: Vrau djalin e xhaxhait para derës së shtëpisë se i vodhi 12 mijë lekë, ekstradohet nga Anglia Granit Shehu Granit Shehu

TIRANË– Ekstradohet nga Britania e Madhe Granit Shehu, 35-vjeçari nga Kukësi, i cili u dënua me 16 vite burg për vrasjen e djalit të xhaxhait. 

35-vjeçari i lindur në Kukës, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi më 6 tetor të 2018 ishte dënuar me burg nga Gjykata e Tiranës, për vrasjen e ndodhur 4 vite më parë. 

Shqiptari ishte arrestuar nga autoritetet londineze që në shkurt të këtij viti dhe për shkak të procedurave u ekstradua ditën e sotme për të vuajtur dënimin e tij. 

NGJARJA

34 vjeçari vrau me thikë djalin e xhaxhait të tij, Milazim Shehun në zonën e Bathores dhe më pas arriti të arratisej duke i shpëtuar dënimit përjetë në Shqipëri. Mësohet se shkak i krimit të rëndë ka qenë një konflikt për vjedhjen e një shume prej 12 mijë lekësh në shtëpinë e Granitit. Pas një debati për shumën e vjedhur, 35-vjeçari e ka goditur disa herë me thikë Milazimin duke i shkaktuar atij plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit. Ngjarja ka ndodhur pikërisht në rrugën mes dy portave të shtëpive të tyre. Menjëherë pasi kreu aktin Graniti u largua për t’i shpëtuar drejtësisë, ndërsa Milazimi u transportua për në spital por nuk mundi që t’i mbijetonte plagëve të marra. 

NJOFTIM I PLOTË:

Interpol Tirana

Kapet në Londër një tjetër i kërkuar për vrasje, falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ekstradohet nga Londra 35-vjeçari nga Kukësi, i dënuar me 16 vite burg për vrasje.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Londra/Mbretëria e Bashkuar, drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Granit Shehu, 35 vjeç, lindur në Kukës.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë me vendim të formës së prerë më datë 03.10.2018 e ka dënuar me 16 vite burg për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi Granit Shehu në vitin 2015 në Kamzë në Tiranë, pas një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me mjete prerëse shtetasin M. Sh.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Manchester/Britani e Madhe, u bë i mundur arrestimi i tij në Britani të Madhe, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment