Aktualitet

Pas Vlorës, TRONDITET Tirana! Vrasje tek “5 maji”, 27-vjeçari qëllohet me pistoletë, ndërron jetë në spital. Policia kërkon autorin

27-vjeçari, i identifikuar si Mehmet Qema, është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës në lagjen “5 maji” në kryeqytet. 
Featured image of article: Pas Vlorës, TRONDITET Tirana! Vrasje tek “5 maji”, 27-vjeçari qëllohet me pistoletë, ndërron jetë në spital. Policia kërkon autorin Foto ilustruese

TIRANË– Tronditet kryeqyteti! 27-vjeçari, i identifikuar si Mehmet Qema, është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës në lagjen “5 maji” në kryeqytet. Në rrethana që ende nuk dihet, i riu është qëlluar me pistoletë, e pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ka ndërruar jetë në spital.

Deri më tani raportohet se vrasja e të riut ka ndodhur si pasojë e një konflikti, por nuk dihen detaje të tjera lidhur me shkakun dhe autorin e ekzektutimit të të riut. Policia ka nisur punën për rrethimin e zonës, ndërsa janë shoqëruar në Komisariat persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni lidhur me vrasjen e ndodhur. 

Më datë 10.05.2021, rreth orës 23:15, në rrugën “5 Maj”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasi M. Q., 27 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit. Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit,”-bën me dije Policia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo është humbja e dytë brenda 24 orëve që ndodh në vend. Vetëm pak orë më parë, në Vlorë u vra biznesmeni Bledar Birçaj. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Hajro Çakërri” në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit”.

(ki.m/dosja.al)

Shto Koment