Aktualitet

Atentat në mesnatë dy vëllezërve në Elbasan, vdes 22-vjeçari i sapo dalë nga burgu, plagoset i vëllai (Emra+Foto)

Një 24-vjeçar është ekzekutuar në mesnatë me armë zjarri nga një atentat në Broshkë në aksin Peqin- Elbasan, ndërsa vëllai i tij mbeti i plagosur.
Featured image of article: Atentat në mesnatë dy vëllezërve në Elbasan, vdes 22-vjeçari i sapo dalë nga burgu, plagoset i vëllai (Emra+Foto) Në foto viktima, Klevi Braho dhe mjeti

ELBASAN- Një vrasje ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Elbasan, ku viktimë ka mbetur një 22-vjeçar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 minuta në kohën kur vëllezërit po ktheheshin me automjetin e tyre në shtëpi.

Viktima është Klevi Baho 22-vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai i tij,  Aldo Baho 30-vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se viktima sapo kishte dalë nga burgu në Itali.

Dy vëllezërit ishin duke udhëtuar në automjetin e tyre tip “Audi”me targa AA 333UZ kur u qëlluan me breshëri automaiku, mbi 35 herë nga një tjetër makinë në Broshkë në aksin Peqin- Elbasan, ku mendohet se kanë qenë të paktën dy persona, të cilët sulmuan vëllezërit. 

Atyre iu zu pritë në momenton që po iknin për në shtëpi, pasi autorët i kishin pikasur lëvizjet e tyre. Policia është vënë lëvizje për të gjetur autorët, ndonëse ende nuk ka një pistë hetimi, por nga të dhënat paraprake, duket se ngjarja ka të bëjë me një larje hesapesh.

Sandër Baho, vëllai i viktimës
Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 01.07.2019, rreth  orës 00:45, në fshatin Murras , të Elbasanit, në rrethana ende të pa qarta  janë plagosur  shetasit K.B., dhe A.B..

Shtetasi K.B., 22 vjeç, ka ndërruar jetë në spital, ndërsa vëllai i tij shtetasi A.B., rreth 29 vjeç,  ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ështe ngritur një grup i posacëm hetimor dhe po punohet  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapje  e autorëve.

(a.m/dosja.al)

  • 14:19

    LAJM I FUNDIT/ DETAJE, Si ndodhi vrasja e 22-vjeçarit në Elbasan, takimi i autorit me viktimën

    Detaje nga vrasja që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Mësohet se  shënjestra e atentatit ka qenë Klevi Baho por ka humbur jetën Aldo Baho, vëllai i tij.  Dosja.al mëson se Klevi Baho ka qenë i dënuar më parë në Itali. Dyshohet se atentati ndaj vëllezërve ka ndodhur për prishjen e pazareve të drogës.

    Po kështu një nga autorët para se të niste breshërinë e plumbave ka pyetur 22-vjeçarin për identitetin.

    Si ndodhi vrasja?

    Dy vëllezërit ishin duke udhëtuar në automjetin e tyre tip “Audi”me targa AA 333UZ kur u qëlluan me breshëri automaiku, mbi 35 herë nga një tjetër makinë në Broshkë në aksin Peqin- Elbasan, ku mendohet se kanë qenë të paktën dy persona, të cilët sulmuan vëllezërit.

     

Shto Koment