Aktualitet

Vritet 22-vjeçari në Bulqizë, shoku me të cilin doli për gjah e qëlloi me kallashnikov nga pakujdesia, u sorollat dhe humbi jetën nga gjakderdhja, Kola fshehu armën dhe rrobat me gjak, kapet brenda ditës bashkë me prindërit

Ngjarje e rëndë në Bulqizë! Vritet Elidon Basha në Bulqizë. Elidon Basha mori një plumb në shpatull, vdiq rrugës për në Tiranë nga gjakderdhja. Në pranga, shoku i tij me të cilin kishte dalë për gjah. Klodian Kola jep dëshmi të dyshimta në polici. Fillimisht pretendoi se e qëlluan të tjerë, pastaj tha që Basha vrau veten. Kola arrestohet brenda ditës, sekuestrohet arma dhe rrobat me gjak. Procedone penalisht prindërit që e fshehën.
Featured image of article: Vritet 22-vjeçari në Bulqizë, shoku me të cilin doli për gjah e qëlloi me kallashnikov nga pakujdesia, u sorollat dhe humbi jetën nga gjakderdhja, Kola fshehu armën dhe rrobat me gjak, kapet brenda ditës bashkë me prindërit Elidon Basha dhe Klodian Kola

BULQIZË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, kur një 22-vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i riu Elidon Basha është qëlluar me armë zjarri gjatë kohës që kishte dalë për gjueti me një shokun e tij. Ky i fundit, Klodian Kola e ekzekutoi nga pakujdesia me kallashnikov.

Basha ndërroi jetë nga gjakderdhja, pas sorollatjeve nëpër spitale, ku nuk kishte asnjë kirurg. Basha mund të kishte shpëtuar, por vonesa që iu bë pas sorollatjeve të shumta, bëri që i riu të ndërronte jetë rrugës për në Tiranë.

Klodian Kola është vënë në pranga. Ai fshehu armën e krimit dhe rrobat me gjak, me ndihmën e prindërve. Fillimisht Kola ka mohuar krimin duke pretenduar se ai dhe shoku i tij ishin qëlluar nga persona të tjerë, dhe se ai në fakt i kishte shkuar për ndihmë mikut të tij. Por më vonë tha se Basha vrau veten, duke e bërë akoma më të dyshimtë përfshirjen e tij në këtë histori.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas 10 orësh u zbuluan rrobat dhe arma e krimit, që çuan Kolën pas hekurave. Gjithashtu janë proceduar edhe prindërit e tij, që e ndihmuan të fshihte krimin.

(k.m;f.m/dosja.al)

  • 22:56

    Zbardhet vrasja e Elidon Bashës në Bulqizë, e vrau shoku i tij nga pakujdesia dhe fshehu rrobat me njolla gjaku, procedohen penalisht dhe prindërit e Klodian Kolës që mbuluan krimin

     Zbardhet vrasja e Elidon Bashës. Zyrtarisht, Klodian Kola, miku tij akuzohet se vrau 22-vjeçarin nga pakujdesia. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Bulqizës, bën me dije se 27-vjeçari Kola ka ekzekutuar me armë zjarri mikun e tij, pasi kishin dalë për gjueti, në vendin e quajtur Fusha e Peladhisë, në afërsi të ish Repartit Ushtarak. Pas krimit, Kola fshehu rrobat me njolla gjaku dhe armën e krimit. Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe prindërit e Kolës, të cilët kanë mbuluar krimin dhe kanë penguar autoritetet që të zbulonin të vërtetën. Gjithashtu është sekuestruar motori me të cilin udhëtuan dy të rinjtë, një armë gjahu , një kallashnikov, një pushkë sportive, një gjerdan me fishekë, një elektrik dore si dhe rrobat me njolla gjaku që autori kishte veshur në momentin e ngjarjes. Njoftimi i policisë Bulqizë. Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Bulqizë. Vihet në pranga 27- vjeçari për vrasje nga pakujdesia. Procedohen penalisht edhe prindërit e tij për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, me të cilën autori i dyshuar , nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen 22- vjeçarin. Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Bulqizë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në rrugën Fushë- Bulqizë –Kodër Dane, ku humbi jetën 22 -vjeçari E.B. Si rezultat i veprimeve hetimore u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit tip ‘Kallashnikov’, me të cilën autori nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen 22- vjeçarin, ngjarje e ndodhur në vendin e quajtur Fusha e Peladhisë, në afërsi të ish Repartit Ushtarak , vend në të cilin kishin shkuar për gjueti. Gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale motomjeti me të cilin kishin lëvizur për gjueti, një armë gjahu , një kallashnikov, një pushkë sportive, një gjerdan me fishekë, një elektrik dore si dhe rrobat me njolla gjaku që autori kishte veshur në momentin e ngjarjes. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., 27 vjeç, lindur dhe banues Fushë Bulqizë. Gjithashtu janë proceduar penalisht prindërit e autorit të dyshuar konkretisht shtetasit H.K., e M.K., pasi autori së bashku me prindërit kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe konkretisht kanë fshehur motorin me të cilin ka lëvizur i arrestuari dhe viktima, kanë fshehur robat me njolla gjaku të cilat mbante veshur autori, në momentin e ngjarjes, si dhe kanë çmontuar e pastruar armën e gjahut të cilën i arrestuari e ka patur në momentin e ngjarjes. Materialet hetimore në ngarkim të autorit të dyshuar dhe prindërve të tij i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale në ngarkim të shtetasit K.K, ” Vrasja nga pakujdesia”, “Armëmbajtje pa leje”,”Prodhimi dhe mbajta pa leje e armë të gjuetisë”, “Drejtimi i mjetit në mënyrë të pa rregullt”, dhe ndaj prindërve të tij për veprën penale “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.

  • 16:54

    Elidon Basha u vra me kallshnikov, gjendet arma e krimit në Bulqizë

    Elidon Basha është ekzekutuar me kallashnikov. Policia e Bulëizës ka gjetur armën e krimit, pothuajse 10 orë pas ngjarjes së rëndë. Viktima kishte dalë për gjah me mikun e tij Klodian Kola, dhe me vete kishin marrë një çifte dhe një kallashnikov. Fillimisht u dyshua që Basha të ishte vrarë nga çiftja, por policia tashmë ka në duar edhe kallashnikovin. I vetmi i arrestuar për ngjarjen dhe vetë shoku i viktimës, Kola. Ai ka dhënë dëshmi të dyshimta në polici. Fillimisht nuk pranoi autorësin e krimit, duke thënë se shokun e tij e qëlluan prsona të tjerë, që ata nuk e panë, ndërsa më vinë ndryshoi dëshmi. Kola rrëfeu se Basha vrau veten.

  • 15:28

    “Elidoni vrau veten”/ U arrestua për vdekjen e shokut, Klodian Kola ndryshon sërish version pasi nuk pranoi krimin

    Klodian Kola ka ndryshuar versionin e ngjarjes që la të vdekur mikun e tij Elidon Basha. Mësohet se disa orë pasi deklaroi se drejt Bashës kanë qëlluar persona të paidentifikuar, Kola është shprehur se shoku i tij ka vrarë veten. “Ai vrau veten. Qëlloi veten me armë,”– mësohet të ketë thënë Kola para grupit hetimor. Vetëm pak orë më parë Kola deklaroi se drejt Bashës kanë qëlluar person që nuk i njohin, ndërkohë që të dy kishin dalë për gjah.

  • 12:06

    SKANDALI/ 23-vjeçari që u vra në Bulqizë ndërroi jetë pasi u sorollat 3 orë nëpër spitale se nuk ka kirurg

    Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmë në Bulqizë, ku në Fushë-Bulqizë-Kodër Dane u qëllua me armë zjarri, 23-vjeçari Elidon Basha. Pasi u qëllua me armë zjarri, i riu u dërgua me urgjencë në spitalin e Bulqizës. Por në vend që të merrte ndihmë mjekësore, për të riun e plagosur këtu nis tmerri.

    Klodian Kola dhe Elidon Basha, viktima

    Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i riu është paraqitur në spitalin e Bulqizës në orën 23:00 ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Por duke qenë se ky spital nuk ka kirurg, ai është dërguar në spitalin e Peshkopisë në mënyrë që të bëhej nxjerrja e plumbit. Por as në Peshkopi nuk ka mundur të marrë ndihmë mjekësore dhe gjendja e tij është përkeqësuar. Në orën 02:00 pas mesnate të ditës së sotme, ai është dërguar për në spitalin e Traumës në Tiranë, por ka ndërruar jetë rrugës.

  • 11:26

    Misteri i vdekjes! Vrasja e 23-vjeçarit në Bulqizë, Klodian Kola mohon krimin: Na qëlluan persona të tjerë, unë e ndihmova…vdiq nga gjakderdhja!

    Klodian Kola, i riu që u raportua se qëlloi shokun e tij, Elidon Basha, nga pakujdesia teksa kishin dalë për gjueti, mohon akuzën. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Kola ka mohuar krimin në polici, ndërsa ka deklaruar se shokut të tij, Elidon Basha i është bërë atentat.

    “Unë e dërgova në spital Elidon Bashën, vdiq nga gjakderdhja. Drejt meje dhe Elidon Bashës është qëlluar nga persona të tjerë, nuk e kam qëlluar unë”,-mësohet te jetë shprehur i riu në polici.

  • 10:51

    Del FOTOJA/ Ky është 27-vjeçari që qëlloi aksidentalisht shokun në Bulqizë, kishin dalë për gjah

    Ky është Klodian Kola, 27-vjeçari i cili ka qëlluar aksidentalisht shokun e tij, Elidon Basha teksa ishin për gjah. I riu ndërroi jetë teksa po dërgohej me Urgjencë në spitalin e Tiranës, ndërsa Kola është shoqëruar në Polici.

    Klodian Kola
  • 9:22

    ME FOTO/ Ky është 23-vjeçari i vrarë me armë në Bulqizë! E qëlloi shoku me çifte…

    Personi që shikoni në foto është Elidon Basha, 22-vjeçari i vrarë më armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Bulqizë. Ai u qëllua pa dashje me çifte nga shoku i tij Klodian Kola rreth orës 23:30 të së enjtes pasi kishin dalë për gjah.

    Elidon Basha
  • 8:55

    Vrasja e të riut në Bulqizë/ Policia jep njoftimin zyrtar: Dyshohet se e qëlloi shoku pa dashje, kishin dalë për gjah

    Foto ilustruese

    Policia e Dibrës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e 23-vjeçarit Elidon Basha orët e para të mëngjesit të sotëm në Bulqizë. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se dyshohet se 23-vjeçari u qëllua aksidentalisht nga shoku i tij, me të cilin kishte dalë për gjah. Në mbrëmje të dy kanë dalë për të gjuajtur me armë gjahu, por 27-vjeçari me iniciale K. K. ka plagosur shokun e tij. Megjithatë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

    NJOFTIMI I PLOTË:

    Dyshohet se e plagosi me armë gjahu aksidentalisht shokun e tij, i cili humbi jetën, shoqërohet në Polici 27-vjeçari. Rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, në një kodër të fshatit Fushë Bulqizë, shtetasi K. K., së bashku me shtetasin E. B., në rrugën Fushë Bulqizë – Kodër Dane, dyshohet se kanë qenë duke gjuajtur me armë gjahu çifte. Dyshohet se nga pakujdesia shtetasi K. K. ka plagosur shokun e vet, shtetasin E. B., 22 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Tiranës. Menjëherë pas njoftimit të marrë u ngrit grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Falë veprimeve të para hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e gjahut, një elektrik dore, motomjeti me të cilin këta shtetas kishin shkuar për gjueti dhe sende të tjera të vlefshme që do t’i shërbejnë zbardhjes së ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë, shtetasin K. K., 27 vjeç, për veprime të mëtejshme hetimore. Nën drejtimin e Prokurorisë, strukturat hetimore të Drejtorisë vendore të Policisë Dibër vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Shto Koment