Aktualitet

‘Pi kokainë, Dritani donte seks’, dëshmitë kontradiktore ‘kryqëzojnë’ Marsida Qatjan, prokuroria e ripyet

30-vjeçarja ka deklaruar në medie se nuk ka asnjë lidhje intime me Dritan Haxhollin, 41-vjeçar i divorcuar baba i një vajze, por se ai vetëm kërkonte të pinte kafe dhe të hante dreka me shoqërinë e saj.
Featured image of article: ‘Pi kokainë, Dritani donte seks’, dëshmitë kontradiktore ‘kryqëzojnë’ Marsida Qatjan, prokuroria e ripyet Marsida Qatja

TIRANË- Prokuroria e Kavajës ka urdhëruar ndalimin e Marsida Qatjas. Ajo do të pyetet sërish për vrasjen e ndodhur ditën e djeshme në Kavajë. Shkak për marrjen e saj sërish në pyetje, janë bërë deklarimet kontradiktore që Marsida Qatja ka dhënë në polici dhe medie.

30-vjeçarja ka deklaruar në medie se nuk ka asnjë lidhje intime me Dritan Haxhollin, 41-vjeçar i divorcuar baba i një vajze, por se ai vetëm kërkonte të pinte kafe dhe të hante dreka me shoqërinë e saj.

Gjithashtu ajo mohoi të ketë lidhje me drogën dhe se në shtëpinë e saj nuk ka pasur kokainë, pavarësisht se nga provat e mbledhura nga policia rezultoi krejt e kundërta. Marsdia Qatja ka pranuar gjithashtu përpara hëetuesve se ajo është përdoruese e kokainës, dhe se Dritan Haxholli kërkonte të kishte marrëdhënie intime me të, dhe jo raport shoqëror siç ajo deklaroi në media.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ndodhi dje në Kavajë. Një konflikt i armatosur që përfundoi me një viktimë dhe me një të plagosur. Viktima Dritan Haxholli bezdiste ish të dashurën Marsida Qatja. Kjo e fundit thirri për ndihmë të dashurin e ri Bledar Toçi. Pasi pa njerëz në shtëpi viktima hapi zjarr duke plagosur policin, ky i fundit e vrau me armën e shërbimit. Në apartamentin duplex jetonin edhe fëmijët e parukieres 30-vjeçare.

(a.m/dosja.al)

Një Koment në “‘Pi kokainë, Dritani donte seks’, dëshmitë kontradiktore ‘kryqëzojnë’ Marsida Qatjan, prokuroria e ripyet

  1. Nga fotot që shohim ky Bledar Toçi paska qënë Drejtus i Parë në gradë. Këtë gradë e mban vetem Ardi Veliu apo shefi shtabit të përgjithshëm të ushtrisë haaaaaaa

    Këtë shtet e ka mar lumi

Shto Koment