Aktualitet

Vrasja e Lazër Arraj në Dukagjin, lirohet nga burgu djali i xhaxhait, ekspertiza: S’figuron askund i përfshirë

Prokuroria e Shkodrës ngriti vetëm akuzën për moskallëzim krimi dhe kërkoi për të masën e sigurisë "arrest shtëpie". Kërkesë, e cila u aprovua nga Gjykata duke e nxjerrë të dyshuarin e vetëm të arrestuar nga ambientet e paraburgimit.
Featured image of article: Vrasja e Lazër Arraj në Dukagjin, lirohet nga burgu djali i xhaxhait, ekspertiza: S’figuron askund i përfshirë Lazër Arraj

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka liruar nga burgu kushëririn e Lazër Arrajt, Marrashin, i cili dyshohet se e vrau pasi e spiunoi në Polici për parcelat me hashash. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Ndaj Marrash Arrajt, Prokuroria e Shkodrës ngriti vetëm akuzën për moskallëzim krimi dhe kërkoi për të masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Kërkesë, e cila u aprovua nga Gjykata duke e nxjerrë të dyshuarin e vetëm të arrestuar nga ambientet e paraburgimit.
Gjatë seancës së sotme në Gjykatë kanë mbërritur edhe përgjigjet për provat materiale, në të cilat rezulton se Marrash Arraj nuk rezulton i përfshirë askund. I dyshuari kryesor për ngjarjen e ka mohuar që në fillim akuzën e ngritur ndaj tij duke u shprehur se nuk ka pasur lidhje dhe as dijeni se kush mund ta kishte eleminuar 55-vjeçarin.
55-vjeçari Lazër Arraj (Pjetrushi) u vra me armë zjarri 55-vjeçari në fshatin Shosh në Dukagjin të Shkodrës. Ai u qëllua dy herë me armë zjarri, ndërkohë që nuk dihen ende motivet e ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment