Aktualitet

Vrasja e Klodjan Rashës nga efektivi, Prokuroria nuk gjen qetësi, Rrumbullaku mblidhet sërish me hetuesit dhe OPGJ-të

Takimi nisi në orën 13:00 dhe ky është i dyti që zhvillohet pas Prokuroria ndryshoi akuzën për efketivin Hajdëraj nga “vrasje për tejkalimit të kushteve të vetëmbrojtjes" në “vrasje me dashje”.
Featured image of article: Vrasja e Klodjan Rashës nga efektivi, Prokuroria nuk gjen qetësi, Rrumbullaku mblidhet sërish me hetuesit dhe OPGJ-të Klodian Rasha dhe pamje nga Prokuroria e Tiranës

TIRANË– Çështja e Klodian Rashës vijon të hetohet. Mesditën e sotme, në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA), Muhamet Rumbullaku, drejtori i SHÇBA-së në Tiranë Arben Caka, oficerë të Policisë Gjyqësore të shërbimit dhe prokurori Ardian Braho kanë zhilluar një takim në lidhje me vrasjen e të riut nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdëraj.

Takimi nisi në orën 13:00 dhe ky është i dyti që zhvillohet pas Prokuroria ndryshoi akuzën për efketivin Hajdëraj nga “vrasje për tejkalimit të kushteve të vetëmbrojtjes” në “vrasje me dashje”.

Aktualisht SHÇBA-ja ka nisur edhe një hetim kundrejt stafit të forcave “Shqiponja”, pjesë e të cili ishte edhe Hajdëraj që vrau të riun me armën e shërbimit. Nuk janë zbardhur ende detaje nga bisedat e zhvilluara në këtë mbledhje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Klodian Rasha u ekzekutua mesnatën e 8 dhjetorit, kur 25 vjeçari kishte thyer rregullat e orës policore, dhe u pikas nga dy efektivë të forcave “Shqiponja”. Nevaldo Hajdëraj, një efektiv 26-vjeçar u përplas me Rashën dhe përfundoi duke e vrarë atë me një plumb në shpatull. Vetë efektivi që ndodhet tashmë pas hekurave ka rrëfyer se situata i ka dalë nga kontrolli pasi kishte menduar se 25-vjeçari kishte armë. Edhe kolegu i tij, që ishte me të në momentin e patrullimit tregoi se dëgjuan një zhurmë si mbushje arme dhe për këtë arsye qëlloi. Plumbi në shpatull dhe rënia në tokë duke dëmtuar kokën, i morën jetën të riut.

Kjo ngjarje revoltoi të gjithë Shqipërinë dhe për ditë me radhë pati protesta ku u kërkua dorëheqja e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Edhe pse pse kjo kërkesë u plotësua, protestuesit kërkuan kokën e Ardi Veliut, kërkesë që kryeministri Edi Rama ua preu shkurt, kur tha se edhe nëse do të dilnin 500 mijë vetë në shesh, nuk mund të ndodhë.

(k.m; f.m/dosja.al)

Shto Koment